Infektuar: 1048|Shëruar: 801|Vdekur: 30

Ministria e Infrastrukturës investon 5 milionë € në 12 komuna

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka nënshkruan memorandume me 12 kryetarë të komunave për realizimin e projekteve në vlerë 5 milionë euro.

Alban Zogaj, këshilltar i ministrit në detyrë, Lumir Abdixhiku, deklaroi se në këto memorandume janë të përfshira 30 projekte infrastrukturore dhe mjedisore.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, ministri Lumir Abdulixhiku ka nënshkruar 12 memorandume mirëkuptimi me komunat e Kosovës në të gjitha anët”.

“Janë projekte infrastrukturore dhe të mjedisit që financohen nga ministria po menaxhohen nga komunat dhe janë të orientuara për komunat”.

“Kemi nënshkruar 12 memorandume të mirëkuptimit sot rreth 30 projekte në tërësi në vlere prej 5 milionë euro në total”.

Me tej, Zogaj njoftoi se këto projekte pritet të fillojnë gjatë këtij viti, raporton EO.

“Memorandumet vlejnë për vitin 2020 dhe gjatë këtij viti duhet të fillojnë procedurat dhe implementimet, presim gjatë muajve të ardhshme komunat të fillojnë me procedimin dhe implementimin”, u shpreh Zogaj.

Projektet do të financohen nga ministria dhe të menaxhohen nga komuna. Gjatë ditës ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi edhe me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti për projektet infrastrukturore në hyrje të kryeqytetit.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001