Infektuar: 3178|Shëruar: 1824|Vdekur: 58

Ministria e Financave anulon një vendim të rëndësishëm

Anulohet vendimi për pezullim të pranimit të kërkesave për pagesë dhe pranimin fizik të shkresave në Thesar- Ministrinë e Financave dhe Transfereve, raporton Literal Media.

Ministria e Financave dhe Transfereve ka njoftuar që duke u bazuar në vendimin e Qeverisë për relaksimin e masave të situatës së pandemisë dhe me qëllim të mundësimit të pranimit të kërkesave të reja për pagesë, bazuar në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë si dhe Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative, Drejtori i Përgjithshëm i Thesarit ka marr vendim për shfuqizimin e vendimit për pezullim të pranimit të kërkesave për pagesë dhe pranimin fizik të shkresave në Ministrinë e Financave dhe Transfereve-Thesar, me efekt nga data 1 qershor.

"Ju bëjmë thirrje palëve që të kenë kujdes maksimal dhe të duhur si dhe të respektojnë masat dhe udhëzimet e institucioneve shëndetësore gjatë procesit të dorëzimit të shkresave fizikisht në arkivin e Thesari", bëhet e ditur në njoftim, shkruan Literal Media.


LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001