Infektuar: 17414|Shëruar: 14868|Vdekur: 660

Ministria e Arsimit: Nuk përjashtohet mundësia e anulimit të testit të maturës

Kosova është duke u përballur me pandeminë COVID-19, ku për këtë shkak edhe është ndërprerë mësimi në të gjitha institucionet shkollore, shkruan Literal Media.

Mirëpo, Ministria e Arsimit në Kosovë ka bërë një zgjidhje që mësimi të mbahet online, ku tashmë edhe ka filluar që dy javë të praktikohet kjo metodë.

Zëvendësministri i Ministris së Arsimit, Xhavit Rexhaj, në një lidhje direkt në RTV Dukagjinin ka potencuar që mesimi online është duke u mbajtur tash e dy javë.

Rexhaj nuk e përjashtoi as mundësinë e anulimit të testit të maturës, sepse sipas tij shëndeti i fëmijëve është shumë me rëndësi në këtë kohë.

“Nuk përjashtohet as mundësia e anulimit të testit të maturës dhe të gjitha aktivitetve tjera, sepse parësore për ne dhe për të gjithë është shëndeti i fëmijëve tanë”, tha Xhavit Rexhaj.

Ai tutje është shprehur i kënaqur me procesin e kësaj metode, ngase pritshmëritë e tij ishin edhe me të ulëta, sepse sipas tij kjo metode ishte e re tek nxënësit.

“Jam shumë i kënaqur se si është duke funksionuar. Me thanë të drejtën pritshmëritë e mija kanë qenë me të ulëta kjo pasi që kjo metodë është e re tek nxënësit tonë”, u shpreh Rexhaj.

Ndërkohë ai lut të gjithë prindërit dhe mësimdhënësit që bashkëpunimi i tyre me nxënësit të jetë në nivel që suksesi të arrihet, raporton Literal Media.

“Unë lus të gjithë prindërit dhe mësimdhënësit që të bashkëpunojnë me fëmijët dhe padyshim suksesi do të arrihet”, përfundoi Xhavit Rexhaj.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001