Infektuar: 1048|Shëruar: 801|Vdekur: 30

Ministri i sportit në Itali optimist për rifillimin e Serie A

Vicenzo Spadafora ka konfirmuar se komiteti shkencor i qeverisë ka miratuar stërvitjet e skuadrave nga dita e hënë dhe është optimist për rifillimin e Serie A

Qeveria e Spadaforas, FIGC dhe Serie A më në fund duket se janë në marrëveshje për të rifilluar futbollin pas modifikimeve të protokollit shëndetësor.

“Ne i kemi ndihmuar bashkëpunëtorët dhe punëtorët e sportit”, tha ministri për Rai Radio.

“Të gjithë janë paguar për muajin mars dhe ata do të marrin pagat e tyre për prill dhe maj automatikisht”.

“Unë i kuptoj që djemtë duan të luajnë përsëri pas dy muaj e gjysmë, gjatë së cilës kohë kanë treguar një sens të përgjegjësisë, por duhen masa paraprake”.

“Disa minuta më parë, ne zyrtarisht publikuam protokollin që lejon që ekipet të rifillojnë stërvitjet”.

“Drita e gjelbër ka ardhur edhe nga komiteti shkencor”.

Politikani tutje shtoi se fati i sezonit 2019/2020 do të vendoset më 28 maj, dhe ai është optimist se futbolli mund të rifillojë.

Në Serie A kanë mbetur edhe 12 xhiro për t’u zhvilluar deri në fund të sezonit, me Juventusin që kryeson me një pikë më shumë se Lazio.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001