Mercedes-Benz Vision EQS është makina elektrike që u prit për një kohë të gjatë

Veturat e kësaj linjë gjithnjë kanë qenë të mira, por Vision EQS duket shumë më mbresëlënës

Në prodhimtarinë e makinave elektrike, Mercedes hyri me EQC që është një SUV me përmasa të mesme, derisa vazhdoi më furgonin EQV, transmeton Telegrafi. Por, çfarë pritej nga kjo linjë prodhimi ishte një veturë e zakonshme. Këtë edhe e solli Mercedes-Benz në Frankfurt Motor Show, të quajtur Vision EQS dhe në momentin që u pa, iu pëlqeu të gjithëve. Si një makinë që u prit gjatë, duket sikur të jetë modeli S-Class i kthyer të lëvizë në sistem elektrik.

Duket sikur ka shënjestër të zgjidhë sfidat e makinave moderne, si qëndrueshmëria dhe siguria, derisa tregon dizajnin në të cilin Mercedes mbështetet në të ardhmen.

Para disa ditësh, Mercedes tregoi pjesën e përparme të kësaj makine, por jo edhe dritat, ndërsa tani që i ka shfaqur, shihet se është një gjuhë e re dizajnuese. Meqenëse nuk ka grill, përpara janë vënë 229 drita individuale, që japin pamje të mahnitshme në mbrëmje, derisa pjesa e prapme ndriçohet nga 188 drita LED në formë yjesh.

Kapaciteti prej 350 kW, i mundëson që 80 për qind të baterisë ta mbushë për 20 minuta, ndërsa ka autonomi deri në 700 kilometra.

LITERAL.MEDIA

LITERAL.MEDIA

Lexo po ashtu

Lajmet e fundit

Zgjedhjet 2019

Teknologji
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier