Infektuar: 1048|Shëruar: 801|Vdekur: 30

Mbi rrugën kushtetuese për të formuar Qeverinë e re të Kosovës

Shkruan: Përparim Gruda

Votimi i suksesshëm i mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë nga ana e Kuvendit të Kosovës e ka kthyer procesin kushtetues të formimit të ekzekutivit nga fillimi. Kjo sepse neni 95. 5 i Kushtetutës së Kosovës e përcakton qartë:Nëse Kryeministri jep dorëheqje ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë (theksi i shtuar). Në kuadër të “arsyeve tjera”, siçështë përdorur formulimi në këtë nen, hyn edhe votimi i mocionit të mosbesimit ndajQeverisë, shkarkimi i saj nga ana e Kuvendit. Neni 100 i Kushtetutës e rregullon këtë çështje në mënyrë të detajuar. Pra, është e qartë se tani e tutje procesi i formimit tëQeverisë së re të Kosovës duhet të rrjedhë strikt sipas dispozitave tënenit 95 të Kushtetutës.

Për të dhënë përgjigjene plotë mbi rrugën që duhet ta ndjekëPresidenti për t’ipropozuar Kuvendit kandidatin për Kryeministër dhe me këtë për të formuarKuvendiQeverinë e re, përveçnenit 95 të Kushtetutës është e nevojshme të zbatohet drejt dhe neni 82 (Shpërndarja e Kuvendit)dhe Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuesenr.KO/103/14, i vitit 2014. Shënojmë këtu për lexuesin laik se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të barasvlefshme më çdo normë tjetër tëKushtetutës, pra ato mund të llogaritën si pjesë tëKushtetutës.

Duhet mbajtur parasysh faktin se nenet si më sipër dhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, gjithmonë intepretohen si të lidhura dhe jo të izoluara, si dhe duke pasur parasysh rregullimin e tërësishëm kushtetues të Kosovës dhe llojin e demokracisë që ka Kosova, demokracinë kushtetuese parlamentare. Demokracia kushtetueseparlamentare është ai lloj i demokracisë ku parlamenti paraqet hallkën ose zingjirin kushtetuestë legjitimimit dhe delegjitimimit të ekzekutivit (Qeverisë).

Në vijim për sa më sipër, neni 82 i Kushtetutës flet për situatat kur Kuvendi shpërndahet. Gjithsej janë katër situata kur Kuvendi shpërndahet. Për nevojatë kësaj analize, këtu po paraqesim tekstin e plotë të nenit 82 që rregullon këto katër situata:

1. Kuvendi shpërndahet në këto raste:

(1).nëse brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e caktimit të mandataritnga Presidenti i Republikës së Kosovës, nuk mund të formohet Qeveria;

(2).nëse për shpërndarjen e Kuvendit votojnë dy të tretat (2/3) e të gjithë deputetëve, shpërndarja bëhet me dekret të Presidentit të Republikës së Kosovës;

(3).nëse brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e fillimit të procedurëssëzgjedhjes, nuk zgjedhet Presidenti i Republikës së Kosovës.

  • Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas votimit tësuksesshëm të mosbesimit të Qeverisë (theksi i shtuar).

Nëse i gjykojmë për nga natyra juridike e tyre, këto katër raste mund të ndahen në dy grupe: tri të parat shkaktohen nga veprimi ose mosveprimi i Kuvendit, pra Kuvendi e shpërndan veten si rezultat i njëveprimi ose mosveprimit të tij, dhe kur ndodh kjo shpërndarja është e obligueshme. Situata e katërt, ndërkaq, ka një natyrë krejt tjetër. Ajo nuk shkaktohet vetëm nga një veprim i Kuvendit, por ështëPresidenti i Republikës ai që ka diskrecionin e plotë për ta shpërndarë ose jo Kuvendin. Pra, shpërndarja në këtë rastështë alternativë, lloji i alternativës që do zgjedhet (shpërndarja ose jo e Kuvendit) është në diskrecionin e plotë tëPresidentit.

Një argument më shumë për diskrecionin e plotë tëPresidentitpër të shpërndarë ose jo Kuvendin në këtë situatë,është edhe aspekti teknik i ndërtimit të nenit 82: ka dy paragrafe, paragrafi i parë ka tre nënparagrafe, ndërkaq i dyti nuk e ka asnjë të tillë. Kjo do të thotë se tri situata kur shpërndahet Kuvendi të përcaktuara në paragrafin e parë janë të ndryshme, nga një situatë e vetme e përcaktuar në paragrafin e dytë. Pra paragrafi i dytë paraqet një situatë të ndryshme, të veçuar të shpërndarjes sëKuvendit. Po të mos ishte kështu, pra po të mos ishte situatë e ndryshme dhee veçuar, ky paragraf nuk do të ishte autonom brenda këtij neni, por do tëishte bërë pjesë e paragrafit të parë, pra do të ishte nënparagrafi nr. 4 i paragrafit nr. 1, të nenit 82 të Kushtetutës.

Tani lë të flasim pak për përmbajtjen e paragrafit 2 të nenit 82, për konstruktin e tij gjuhësor më shumë. Nëgjithë debatin e këtyre ditëve, mes juristëve dhe jo vetëm,është vënë theksi tek folja “mund” që ndodhet në këtë paragraf, tek roli dhe natyra jurdike e saj. Kur thuhet: “Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas votimit tësuksesshëm të mosbesimit të Qeverisë (theksi i shtuar)”, çfarë karakteri ka folja “mund” në këtë rast? A do të thotë kjo se Presidenti autorizohet për të shpërndarëKuvendin, por nuk mund të bëjë të kundërtën, të mos e shpërndajë dhe të ndjek rrugën për formin e Qeverisë së re? Dikush këtë e paraqiti në formën e klasifikimit në llojin e foljes, siç u tha, “lejuese” dhe foljes “ “aternative”, duke i dhënëfoljes “mund” mbiemrin e klasifikimit të parë, pra si folje “lejuese”. Sipas këtij intepretimi gjuhësorPresidentit i lejohet të shpërndajëKuvendin, por jo të mos e shpërndajë atë. Për të pasur autorizimin edhe për të mos e shpërndarëKuvendin,por për të ndjekur rrugën për formimin e Qeverisë, gjithnjë sipas këtyre intepretimeve, folja “mund” do të duhej të ishte “alternative”.

Për bindjen time të thellë profesionale e vërteta rreth foljes “mund” ështëkrejt tjetër dhe fare e thjeshtë. Në terminologjinë gjuhësore, “mund” është folje gjysmendihmëse me vlerë modale. Folja “mund” shënjon alternativë, së këndejmi patjetër lejon, por kursesi nuk obligon. Për atëështë folja tjetër gjymsmëndihmëse “duhet”. Pra sipas kësaj, edhe nëse shikohet strikt gjuhësisht, Presidenti mund ta shpërndajëKuvendin pas mocionit, por mund edhe të mos e shpërndajë, duke i dhënë shanse krijimit të njëQeverie të re.Kjo është në diskrecionin e tij të plotë.

T’i kthehemi tani nenit 95 (Zgjedhja e Qeverisë) tëKushtetutës, për ta interpretuar të lidhur më nenin 82 dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin VLAN, siç premtuam në parashtrimin hyrës të këtij shkrimi. Neni 95 i Kushtetutës, ndër të tjera, përcakton:

Pas zgjedhjeve, Presidenti i Republikës së Kosovës i propozon Kuvendit kandidatin përKryeministër, në konsultim me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën enevojshme në Kuvendpër të formuar Qeverinë (theksi i shtuar)”.

Termi “shumicë” i përdorur në këtë nen përfshin dhe ka kuptimin e dy llojevetëshumicave: absolute, me shumë së gjysma e të gjitha vendeve nëKuvend, ose relative. Kjo e dyta, pra shumica realitive, fitohet gjithmonë nga një parti politike ose koalicion parazgjedhor për shkak të sistemi tonë zgjedhor. Shumica absolute është pothuajse e pamundur të arrihet të fitohet në zgjedhje nga një parti ose koalicion, sërish për shkak të sistemit zgjedhor, të cilin argument nuk është rasti dhe nuk mund ta elaborojmë më shumë në këtë shkrim.

Kriteri “që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvendpër të formuar Qeverinëi nenit 95.1tëKushtetutës, nënkupton partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e vendeve nëKuvend, pra numrin me të madh të vendeve dhe jo domosdoshmërisht numrin e nevojshëm për të formuar Qeverinë. Ky numër i nevojshëm për të formuarQeverinë mund të fromohet si rezultat i koalicioneve parazgjedhor apo paszgjedhore.

Në këtë rrjedhë, propozimi për kandidatin për Kryeministër tePresidenti vjen nga partia ose koalicioni qëështë fitues i zgjedhjeve. Si rezultat i kësaj, siç e ka thënë edhe Gjykata Kushtetuese në vitin 2014 më aktgjykimin nr.KO/103/14, (Këtu e tutje “Rasti VLAN’), nuk është në diskrecionin e Presidentit të Republikës që me vetiniciative të propozojë kandidatin e tillë. Me rastin e ushtrimit të kësaj kompetencë, pra nominimit të kandidatit për Kryeministërnga parti ose kolicioni që ka fituar zgjedhjet, Presidenti nuk bazohet në faktinose supoziminse kandidati i propozuar do të marrë votat e nevojshme nëKuvend për të formuar Qeverinë, sepse këtë nuk mund ta dijë,kjo merret vesh vetëm më rastin e votimit nëKuvend, por bazohet në rezultatin e çertifikuar të zgjedhjeve.

Kandidati për Kryeministër, jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas propozimit nga Presidenti, paraqet përbërjen e Qeverisë dhe kërkon miratimin nga ana e Kuvendit.

Nëse përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, Kushtetuta përcakton se:“PresidentiiRepublikës së Kosovës, brenda dhjetë (10) ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë”. Ky nen ka dy elemente më rëndësi: 1. Presidenti emëron kandidatin tjetër; dhe 2. sipas së njejtës procedurë. Duke intepretuar këtë nenGjykata Kushtetuese në rastin VLAN, konstatoi se ky nen qëndron i heshtur në pyetjen se cila parti ose cili koalicion e propozon kandidatin e ri për Kryeministër. Partia ose koalicioni qëi ka fituar zgjedhjet apo edhe partitë e tjera që mund të kenë votat e nevojshme nëKuvend për të formuar Qeverinë. Sipas këndvështrimit të Gjykatës, është në diskrecionin e Presidentit të Republikës që, pas konsultimeve me partitë dhe me koalicionet, të vendos se cilës parti ose cilit koalicion do t’i jepet mandati për të propozuar kandidatin tjetër për Kryeministër. Pra, në rastin e dytë nuk përjashtohet asnjë parti paralamentare, përfshirë dhe fituesin e zgjedhjeve. Por, gjykata vuri në dukje se Presidenti i Republikës me rastin e nominimit të kandidatit për Kryeministër herën e dytë, duhet të vlerësojë se cila është gjasa më e madhe që një parti politike ose koalicion të propozojë kandidatin për Kryeministër, i cili do të marrë votat e nevojshme nëKuvend për formimin e Qeverisë së re (paragrafi 92 i aktgjykimit nr.KO/103/14).

Presidenti si shef i shtetit në një demokraci parlamentare, siçështë Kosova, nuk bën pjesë në aparatin Qeverisës por ka rolin e ruajtësit të institucioneve përmes ushtrimit të atyre që quhenautorizime ose kompetenca neutrale dhe të ndërmjetme. Ai përfaqëson shtetin dhe unitetin juridiko-kushtetues të popullit, prandaj është përgjegjësi e Presidentit ta ruajë stabilitetin e vendit dhe t’i gjejë ato qëGjykata Kushtetuesei ka quajtur “kritere mbizotëruese” për formimin e Qeverisë së re, nëmënyrë që të shmangen zgjedhjet (paragrafi 94 i aktgjykimit nr.KO/103/14). Kriter mbizotërues në situatën që jemi do ishte gjendja e krijuar nga virusi COVID 19. Kjo gjendje është shpallur pandemi botërore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe për Presidentin kjo është arsye e mjaftueshme që mos të shpallë zgjedhje në këtë kohë por të provojë formimin e Qeverisë së re, herën e parë duke nominuar kandidatin për Kryeministër nga partia fituese e zgjedhjeve, që në këtë rastështë LVV, dhe herën e dytë nga cilado parti parlamentare që besohet se mund të sigurojë votat e nevojshme për të formuar Qeverinë, duke mos përjashtuar domosdoshmërisht prapë LVV-në.

Në vijim për sa më sipër janë, dy pyetje për dy situata që janë paralajmëruar nga politkanë, analistë dhe ekspertë të së drejtës kushtetuese, që mund tëparaqitën në realitetin politik dhe kushtetues që jemi. Pyetja e parë ka të bëjë me atë se çfarëndodh nëse partia fituese e zgjedhjeve, në këtë rast LVV, e vonon pafundësisht dërgimin e emrit tëkandidatit për Kryeministër tePresidenti? Dhe pyetja e dytë, çfarë ndodh nëse VV nuk dërgon fare përgjigje në kerkesën ePresidentit për të dërguar emrin kandidatit për Kryeministër ose dërgon përgjigje duke thënë së nuk kanë kandidat dhe duan shpalljen e zgjedhjeve nga ana e Presidentit?

Për sa i takon pyetjës së parë, Kushtetuta e Kosovës, njejtë si kushtetutat e shumë vendeve tjera evropiane, nuk ka paraparë ndonjë afat për dërgimin e propozimit tëPresidenti të kandidatit për Kryeministër nga partia fituese e zgjedhjeve ose partitë e tjera, as në raundin e parë dhe as në atë të dytë të formimit tëQeverisë. Por kjo nuk do të thotë se dërgimi i këtij propozimi mund të vonohet pafundësisht. Kjo sepse parimet demokratike mbikorrektësinë politike si parashikueshmeria, përgjegjshmëria dhe transparenca, kërkojnë që normat kushtetuese të mos abuzohen. Nëse ndodh një abuzim i tillë,Presidentido të duhej të ndjehej i autorizuar që të gjejë zgjidhje për të kaluar këtë situatë, gjithnjë duke përdorur dhe respektuarfrymën e Kushtetutës, meqë gërma nuk ekziston ose nuk kryen punë në këtë rast.

Një zgjidhje që do mund tëpërdortePresidentiështë afati pesëmbëdhjetë ditëqëështë i përcaktuar në Kushtetutë që kandidati inominuar nga Presidenti ka për të paraqiturpërbërjen e Qeverisë për miratim nëKuvend, të përdoret përshtatshmërisht edhe si afat për porpozimin e kandidatit për Kryeminsitër tePresidenti nga partia fituese e zgjedhjeve ose partitë e tjera në raundin e dytë.

Për sa i takon pyetjes së dytë, ndërkaq, deklarimi me letër tePresidenti ose deklarimi publik në mediat nacionale nga partia fituese është argument i mjaftueshëm për të tregur që ajo ka hequr dorë nga e drejta për të propozuar kandidatin për Kryeminstër. Në këtë situatëPresidenti duhet të procedojë më nominimin e një kandidati nga partitë e tjera parlamentare që besohet se do të mund ta formojnëQeverinë. Këtë situatëe kishte parashikuar se mund të ndodhte edhe Gjykata Kushtetuesenë aktgjykimin për rastin VLAN. Në paragrafin 87 të tij shkruan: “(…) Gjykata vëren se nuk perjashtohet që partia ose koalicioni në fjalë do të refuzojë të marrë mandatin”.

Autori i këtij shkrimi është ligjërues i së drejtës kushtetuese në Universitetin e Mitrovicës

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001