Infektuar: 1067|Shëruar: 844|Vdekur: 30

Maskat e burgut i qepin të rinjtë në qendrën korrektuese

Këta tre të rinj delikuent janë shembulli më i mirë se si fëmijëve u nevojitet pak ndihmë për të qenë human ndaj komunitetit.

Me vetë iniciativë ata kanë kërkuar nga Qendra Edukative Korrektuese që t’u mundësohet qepja e maskave për të gjithë anëtarët e Shërbimit Korrektues dhe jo vetëm.
Ata duan që maskat e punuara nga duart e tyre të shpërndahen në çdo institucion.

Që nga e marta të miturit kanë qepur 300 maska dhe kjo thonë se po u ndihmon edhe në shëndetin e tyre pasi pjesën më të madhe të kohës janë aktiv.

Madje, përvoja me makinën qepëse po bën që njëri prej tyre të mendoj që këtë zanat ta ushtroj edhe kur të dalë nga Shërbimi Korrektues.

Drejtori, Fitim Bërbatovci tregon se puna e tyre është mirëpritur nga i gjithë stafi.

Punimi i maskave thotë se jo vetëm që ka ndikuar në ngritjen e moralit të të miturve por edhe në uljen e shpenzimeve të institucionit.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001