Infektuar: 3178|Shëruar: 1824|Vdekur: 58

Maqedoni e Veriut, 52 raste të reja me Covid-19, katër të vdekur

Me 52 raste të diagnistifikaura, rastet e reja të regjistruara me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut kanë shënuar rritje, i cili është edhe numri më i madh i pacientëve të infektuar me këtë virus që nga 12 prilli, kur ishin shënuar 68 raste. Numri më i madh i rasteve është regjistruar përsëri në Shkup, ku ka 25 raste të reja.

Ndërkaq, të dhënat e ditës së sotme të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, flasin edhe për rritje të numrit pacientëve që kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me këtë virus në krahasim me ditën e djeshme, me ç’rast sot është raportuar për 4 viktima të reja. Sipas të dhënave të ministrisë, sot janë shëruar 30 pacientë.

“Në Klinikën për Sëmundje Infektive kanë ndërruar jetë dy pacientë, një pacient nga Shkupi (73) që është pranuar në klinikë më 21 maj dhe një pacient nga Velesi (82) i cili është hospitalizuar më 22 maj. Në Spitalin “8 shtatori” ka ndërruar jetë një paciente (76) që është pranuar më 21 maj dhe një paciente nga Tetova (55) që është pranuar më 27 maj”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend nga fillimi i epidemisë është 2129, i të shëruarve 1516 ndërsa i pacientëve që kanë ndërruar jetë 126. Numri i rasteve aktive momentalisht është 487.

Në 24 orët e fundit në RV janë kryer 661 testime për Covid-19, ndërkaq numri i përgjithshëm i testimeve është 27.684.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001