Infektuar: 224|Shëruar: 37|Vdekur: 6

Macet ndjejnë lëkundjet para se të fillon të dëmtohet objekti i fakultetit të mjekësisë në Zagreb nga tërmeti

Fakulteti i mjekësisë në Zagreb është një nga objektet që është dëmtuar më së shumti nga tërmeti i javës së kaluar, që është ndjerë në masë të madhe në Kroaci.

Se sa i fuqishëm ka qenë tërmeti e dëshmojnë pamjet e kamerave të sigurisë, pranë objektit të fakultetit të mjekësisë në Zagreb, transmeton Telegrafi.

Në video shfaqen skenat rrëqethëse kur ndërtesa dhe gjithçka përreth fillon të lëkundet, kurse ajo çfarë ka tërhequr më së shumti vëmendje është reagimi i disa maceve që duket sikur kanë ndjerë më herët lëkundjet dhe me shpejtësi të madhe u larguan nga objekti.

E gjitha u zhvillua brenda pak sekonda, kurse macet filluan të vrapojnë pak sekonda para se të ndjehen lëkundjet e tokës.


LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001