Infektuar: 224|Shëruar: 37|Vdekur: 6

MEPTINIS me masa të reja për bizneset

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS) ka marrë masa të reja për bizneset lidhur me parandalimin e Covid-19.

Në një njoftim për media thotë se në mbështetje të neneve 10, 11 dhe 17 të Ligjit nr. 06/L-113 për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura, nenit 8 paragrafi 1.4 dhe shtojcës 8 pikat 20, 30 e 31 të Rregullo­res (QRK) nr. 05/2020 për Fushat e Përgje­gjësisë Ad­mi­nis­trative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, si dhe vendimeve nr. 01/09 të 13 marsit 2020 dhe nr.1/11 të 15 marsit 2020 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, lidhur me masat ndaj pandemisë COVID-19 dhe emergjencës së ndërlidhur të shëndetit publik, bazuar tutje në Ligjin nr. 2004/18 për Tregti të Brendshme, i ndryshuar, si dhe në urdhëresat e lëshuara nga MEPTINIS nr. 01/01 e 12 marsit 2020, nr. 01/02 e 17 marsit 2020, nr. 01/03 e 17 marsit 2020, e plotësuar me urdhëresën nr. 01/04 të 20 marsit 2020; dhe duke pasur parasysh kërkesat e Planit Kombëtar të Reagimit dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, nxjerr këtë urdhëresë.

Lexoni të plotë urdhëresën:

Për mbarëvajtjen e veprimtarive ekonomike gjatë emergjencës se shëndetit publik (23-03-2020)

URDHËROHEN TË GJITHË OPERATORËT EKONOMIKË:

të zbatojnë vendimet e Qeverisë së Re­pu­blikës së Kosovës nr. 01/09 të 13 marsit 2020 dhe nr. 1/11 të 15 marsit 2020, lidhur me masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës ndaj pandemisë COVID-19 dhe emergjencës së ndërlidhur të shëndetit publik;

të veprojnë në përputhje me këtë urdhëresë, me urdhëresat nr. 01/01 të 12 marsit 2020, nr. 01/02 të 17 marsit 2020, nr. 01/03 të 17 marsit 2020, të plotësuar dhe ndryshuar me urdhëresën nr. 01/04 të 20 marsit 2020; dhe

me vendime dhe urdhëresa të tjera që mund të nxjerrin Qeveria dhe Ministria lidhur me emergjencën e shëndetit publik.

Çdo operator ekonomik që lejohet te veprojë sipas kësaj urdhërese duhet të marrë këto masa higjienike e parandaluese:

të dezinfektojë dhe të ajrosë rregullisht lokalin dhe hapësirën e punës;

të pajisë punëtorët me mjete mbrojtëse personale, sipas udhëzimeve të fun­dit të Ministrisë së Shëndetësisë (MSH) dhe Institutit Kombëtar për Shën­de­tësi Publike (IKSHP);

të marrë masa për distancën shoqërore dhe shmangien e kontaktit, edhe për pu­no­njësit edhe për klientët, sipas rekomandimeve të Ministrisë së Shë­n­detësisë (MSH) dhe Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike (IKSHP),

të shfrytëzojë sa më shumë kanalet elektronike për të ushtruar vep­rim­ta­rinë, duke për­fshirë shitjen e mallrave dhe shërbimeve, si dhe pagesat,[1] dhe

të marrë masat e tjera të nevojshme për të zbatuar vendimet e Qeverisë lidhur me emergjencën shëndetësore.

Mbyllen qendrat tregtare (që operojnë në mjedise të hapura dhe të mby­llura, përfshirë këtu edhe qarshitë[2]), për­veç barnatoreve (mjekësore e bujqësore) dhe shitoreve ushqimore në këto qen­d­ra tregtare.

Mbyllet tregtia me pakicë e tekstilit dhe produkteve të ngjashme, hekrarive dhe gjësendeve metalike e të ngjashme, si dhe libraritë. Këndet shitëse të këtyre produkteve në markete të mëdha duhet të demobilizohen.

Mbyllen shërbimet e parukerisë, trajtime estetike, palestra, e të ngjashme sipas listës me kode “NACE”[3] (siç janë të regjistruara në ARBK), të bashkëngjitur në këtë Urdhëresë.

Mbyllen edhe veprimtaritë tjera tregtare/shërbyese si në listën me kode “NACE” (siç janë të regjistruara në ARBK), të bashkëngjitur në këtë Urdhëresë.

Mbyllen veprimtaritë gastronomike: baret, pabet, kafiteritë, gjellëtoret, qebap­to­ret, restorantet, e veprimtari tjera për shërbim të pijeve e ushqimeve, për shërbim të klientëve vizitues (walk-in clients). Këta operatorë u nënshtrohen kushteve si vijon:

Duhet t’i demobilizojnë tavolinat e ka­rri­get që përdoren për shërbim bren­da lokaleve të tyre dhe duhet ti mbyllin dyert për klientët vizitues.

Nuk u lejohet shërbimi marrje me vete (take-away)[4].

Por u lejohet që produktet/shërbimet t’i shpër­ndajnë me porosi (delivery).

Brenda lokaleve të tyre nuk lejohet të qëndrojë asnjë person, përveç per­so­ne­lit. Ambientet, personeli dhe mjetet e transportit të angazhuara për shpër­ndarjen e porosive tek klientët, duhet të trajtohen me masa ri­go­ro­ze të hi­gji­enës, sipas pikës 2. Gjatë përgatitjes e dorëzimit të produkteve, duhet me rigorozitet të respektohen masat e distancës shoqërore e shmangies së kontaktit.

Shitoret, marketet ushqimore, furrat e bukës, barnatoret mjekësore dhe bujqë­sore, pikat e karburantit, autolarjet, shërbimet komunale e financiare e vep­rimtari të tjera që lejohen të punojnë, sipas listës me kode “NACE” (siç janë të regjistruara në ARBK), u nënshtrohen kushteve si vijon:

Duhet t’i mbyllin kënd-kafiteritë e shërbimin e pijeve e ushqimeve me marrje me vete (take-away). Largohen edhe makinat vetë shërbyese (Vending ma­chi­ne), por lejohet shpërndarja e produkteve/shërbimeve me porosi (delivery).

Tek karburantet e auto-larjet, lejohet të punojë marketi ushqimor dhe dy­qa­ni i lubrifikantëve e aksesorëve, por mbyllet veprimtaria gastronomike (pije e ushqime) në kuadër të tyre e shërbimi me marrje me vete (Take-away). Largohen edhe makinat vetëshërbyese (Vending machine). Por, lejohet shpërndarja e pro­duk­te­ve/shërbimeve me porosi (delivery).

Ndalohet shërbimi i ushqimeve e pijeve brenda menzave të punëtorëve. Punë­dhë­nësi, duhet të siguroj shpërndarje të ushqimeve të përshtatshme për t’u kon­sumuar në vend punishte/hapësirën e punës.

10. Ndalohen të gjitha operacionet e gastronomisë në hotele. My­sa­fi­rët mund të shër­behen me ushqim të përshtatshëm për konsumim në dhomë. Hoteli duhet të sigurojë që ka të dhë­nat e sakta të my­sa­fi­rë­ve, duke përfshirë shtetin prej nga kanë ardhur. Hoteli du­het të ndërmarrë masa në përputhje me udhëzimet e Ministrisë së Shën­de­tësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.​

11. Operatorët e posaçëm që merren me shërbime komunale, financiare, elektronike dhe postare mund të ofrojnë shërbime me orar dhe staf të organizuar në masë të arsyeshme, sipas masave në fuqi për emergjencën e shëndetit publik (të cekura në pikën 1).

12. Ndalohet shpërndarja e materialeve promocionale të shtypura, siç janë fletush­kat, kuponat, katalogët e të tjera.

13. Ndalohet shitja ambulantive/mobile e ushqimeve e pijeve dhe vendosja e ma­ki­na­ve vetëshërbyese (vending-machine) në vende publike e brenda ambienteve të operatorëve të ndryshëm ekonomikë[5].

14. Prodhuesit, përpunuesit, ndërtimtarët[6] dhe veprimtaritë e tjera tregtare dhe shërbyese (të papërmendura ne këtë urdhëresë) mund të ushtrojnë veprimtaritë e tyre sipas listës me kode NACE, duke marrë ma­sat nga pikat 2.1, 2.2, 2.3 dhe 2.5.

15. Veprimtaritë ekonomike do t’i nënshtrohen kufizimeve në kohë dhe shtrirje si­pas vendimeve të ardhshme të Qeverisë me masat shtesë, në lidhje me emer­gjen­cën e shëndetit publike.

16. Detyrohen inspektorët e tregut dhe inspektorët e punës në tërë Republikën e Ko­so­vës të shqyrtojnë me përparësi rastet që lidhen me zba­ti­min e ven­dimeve dhe urdhëresave të cekura në pikën 1.

17. Plotësohet dhe ndryshohet Urdhëresa nr. 01/04 e 20 marsit 2020.

18. Kjo urdhëresë hyn në fuqi ditën e nënshkrimit.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001