Luis Ortiz kundër Deontay Wilder- koha, vendi dhe statistikat e boksierëve

Të dielën në mëngjes, Luis Ortizi do ta sfidojë Deontay Wilderin për titullin e botës në WBC, në kategorinë e rëndë.

Wilderi ia ka mundësuar Ortizit një shans të dytë për t’ia marrë rripin e WBC-së, në duelin që zhvillohet këtë fundjavë në Las Vegas.

Dueli që do të zhvillohet në ‘MGM Grand Garden Arena’ të shtunën më 23 nëntor (e diel, 24 nëntor në kohën tonë) pritet të jetë shumë interesant për faktin se do të jetë rimeç dhe të dy boksierët janë ndeshur para një viti.

Çka duhet të dini për rimeçin Wilder – Ortiz?

Wilderi e kishte mposhtur Ortizin në marsin e vitit të kaluar në Nju Jork, ku në rundin e 10-të kishte triumfuar me KO.

“Bomberi i Bronztë” ka paralajmëruar se njëjta do të ndodhë edhe këtë herë, në Las Vegas. Madje, ai ka premtuar se mund ta kryejë punën brenda vetëm dy sekondave.

‘King Kong’ Ortiz, 40-vjeçar, ka 31 fitore, 1 humbje dhe 0 barazime në karrierë. Humbjen e vetme ia kishte shkaktuar pikërisht Wilderi.

Ndërkaq, Wilderi ka 41 fitore (40 prej tyre me nokaut), 1 barazim dhe asnjë humbje. Barazimin e vetëm e ka kundër Tyson Furyt, që u zhvillua në dhjetor të 2018-ës.

Çka do të ndodhë me fituesin?

Përveç shpalljes kampion bote në kategorinë e rëndë në WBC, fituesi do të jetë në pozitë të mirë për ta sfiduar fituesin e përballjes së 7 dhjetorit – atë ndërmjet Andy Ruiz e Anthony Joshuas.

Joshua do të synojë t’i rikthejë titujt e tij që i humbi në muajin qershor, në kategoritë WBA, IBF, WBO dhe IBO, përcjell Insporti

Fituesit e këtyre dy dueleve, pritet që të ndeshen në një duel për titullin e kampionit të padiskutueshëm.

Kur është meçi ndërmjet Wilderit dhe Ortizit?

Në ‘MGM Grand Garden Arena’, të Las Vegasit, që ka kapacitet të 17 mijë ulëseve.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001