Infektuar: 1048|Shëruar: 801|Vdekur: 30

Lladrovci: Nuk kemi raste me COVID-19, qytetarët po iu përmbahen rregullave

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë mbrëmjes së djeshme ka njoftuar se janë identifikuar edhe 12 raste të reja të infektuar me coronavirus, duke çuar kështu në 106 numrin e të infektuarve, shkruan Literal Media.

Janë disa qytete të Kosovës të cilat nuk kanë ende ndonjë qytetarë me COVID-19, ku njëri prej tyre është edhe qyteti i Drenasit.

Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci në një bisede telefonike për RTV Dukagjinin është shprehur i lumtur krahas këtij fakti dhe meritën për këtë e adreson tek qytetarët, raporton Literal Media.

“I gëzohem faktit që nuk ka asnjë rast në Drenas, e kjo është meritë e qytetarëve tanë. Secili vendim që ka ardh nga niveli qendror dhe lokal është zbatuar nga qytetarët”, është shprehur ai.

I pyetur se a kanë masa mbrojtëse sa duhet, ai tha që masat që kanë ardh nga niveli qëndror nuk mjaftojnë as për tri ditë.

“Masat mbrojtëse që kanë ardhur nga niveli qëndror tek ne, nuk mjaftojnë as për tri ditë. Nuk e di si mendojnë ata… Mjekët nuk munden me i përdor një palë dorëza për 5 pacientë, ata duhet të dijnë që dorzat nuk mbahen të njejta gjithë ditën” , tha Lladrovci.

Lladrovci i falenderon të gjitha instiucionet dhe kompanitë që janë duke vazhduar punën e tyre në këtë kohë pandemie.

“I falenderoj mjekët, infermierët, kompanitë e pastrimit, zjarrfikësit e të gjithë ata që janë duke punuar në këtë kohë pandemie”, përfundoi Ramiz Lladrovci.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Teknologji
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001