Infektuar: 1067|Shëruar: 844|Vdekur: 30

Ky është dokumenti i qeverisë së Serbisë me të cilin komunat e veriut zbatuan masën e karantinimit

Komunat në veri po vazhdojnë të aplikojnë masat e Serbisë ndaj koronavirusit.

Futja në karantinë e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit me urdhrat e Serbisë është ndërhyje në territorin e shtetit të Kosovës, kështu është konstatuar nga analistë të ndryshëm në vend.

Lajmi.net ka siguruar dokumentin e Qeverisë së Serbisë me të cilin komunat e veriut të Kosovës kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme kundër pandemisë.

Pika 1 dhe 4, e këtij dokumenti, tregojnë për oraret e lëvizjes së kufizuar për vikend, për personat mbi 65 vjeç dhe për lëvizje në ditë pune.

Komuna e Mitrovicës së Veriut, që nga ora 18 e ditës së premte, më 3 prill, është në karantinë.

Përveç “orës policore”, Serbia ka dërguar në Kosovës edhe dhjetëra mjekë serbë për t’i ofruar kujdes qytetarëve.

Më pas u kuptua se Qeveria e Kosovës u ka dhënë leje të përkohshme dhjetëra profesionistëve shëndetësorë nga Serbia për t’u kujdesur për qytetarët serbë të Komunës së Graçanicës gjatë situatës emergjente me COVID-19.

Më 27 mars, Ministria e Shëndetësisë ia ka dhënë dritën e gjelbër dhjetëra profesionistëve shëndetësorë nga Serbia, të dërguar në Kosovë për të ofruar shërbime mjekësore në Komunën e Graçanicës.

Rrjedhën e ngjarjeve në veri të Kosovës e ka dënuar ashpër opozita, mirëpo është munduar ta arsyetojë Qeveria Kurti, e cila është në largim.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001