Kuti e ankesave "pa emër", gjashtë muaj pritje për shqyrtimin e një ankese në QMF-të e kryeqytetit

Njëra nga obligimet që iu është bërë institucioneve vendore është pajisja me kuti të ankesave. Kjo iniciativë sigurisht që është në funksion të përmirësimit të nevojave dhe të përmbushjes së kërkesave të qytetarëve.

Sipas kryeshefit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Sami Uka, kuti të ankesave posedojnë të gjitha qendrat në kryeqytet.

'Qendrat e Mjekësive Familjare kanë kuti të ankesave tash e dhjetë vite' u shpreh Uka për Literal Media.

Duke qenë kështu qytetarëve përkatësisht pacientëve iu është dhënë një mundësi e mirë për të shprehur pakënaqësitë e tyre në mënyrë anonime. Por fatkeqësisht kjo mundësi nuk po shfrytëzohet aq sa duhet nga ata pasi që sipas kryshefit Uka, pak ankesa shkojnë në këtë adresë.

'Zyrtari për cilësi i QKMF-së së bashku me një grup të zgjedhur ad-hock merret me shqyrtimin e ankesave çdo gjashtë muaj të cilat janë në numër të vogël dhe kanë të bëjnë kryesisht me mungesën e ndonjë shërbimi në kohë të caktuar, ndryshe ankesat zakonisht vijnë subjektive dhe të paargumentuara' ka thënë Uka.

Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në lagjen 'Dardania' kuti të ankesave ka jo vetëm një por në secilin repart të saj, ani pse në repartin e Stomatologjisë kutia e ankesave nuk ka emër. Rrjedhimisht qytetarët mund të mos e kenë të lehtë për ta identifikuar atë.


Një paciente emri i së cilës nuk deshi të bëhej i ditur i ka thënë Literal Medias se ajo ka dijeni për kutinë e ankesave por që nuk ka pasur ndonjë pakënaqësi për ta adresuar aty.

'E di që ka, krejt i kanë po s'jam anku se s'kam pas nevojë', u shpreh pacientja.

Pra, qytetarët nuk e shohin si alternativë këtë mënyrë të ankimit edhe pse nëse do ta bënin do të duheshin plot gjashtë muaj për shqyrtimin e ankesës më të thjeshtë që kanë ata.

Shkruan: Aulona Sylaj

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Teknologji
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier