Kushtetuta kundër tekeve të Kurtit: Lista Srpska s'mund të jetë në opozitë

Gjatë fushatës parazgjedhore, kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti, ka thënë se në rast se ai i fiton zgjedhjet nuk do të bëjë koalicion me Listën Srpska dhe nuk do të emërojë ministra nga radhët e saj. Por, tani që Kurti i ka fituar zgjedhjet, duket se mbajtja e këtij premtimi do të jetë e pamundur. Kjo sepse neni 96 i kushtetutës kërkon që ministra nga komuniteti Serb të emërohen nga partia fituese e zgjedhjeve nga ky komunitet, e që në këtë rast është Lista Srbska.

Profesori Enver Hasani në një intervistë për gazetën Koha Ditore thënë se Kurti nuk mund të vendosë për fatin e serbëve të Kosovës, të qytetarëve të saj të komunitetit pakicë. 'Kurti nuk mund të vendosë për fatin e serbëve të Kosovës, të qytetarëve të saj të komunitetit pakicë. Kushtetuta e Kosovës është e qartë në këtë aspekt dhe parashikon dy situata: e para është situata kur ministrat serbë propozohen nga përbërja e deputetëve të Kuvendit dhe në këtë rast kërkohet konsultimi me LISTËN SRPSKA si fituese e zgjedhjeve; situata e dytë është kur ministrat që propozohen janë jashtë përbërjes së Kuvendit dhe në këtë rast kërkohet vendim formal i LISTËS SRPSKA. Siç shihet, më Kushtetutë asnjë mundësi nuk ka që shumica të vendosë për fatin e pakicës. Kjo është cilësi themelore e demokracisë kushtetuese kosovare që quhet 'demokraci konsociacionale' dhe sanksionohet me nenin 96 pika 5 të Kushtetutës'', ka thënë Hasani.

LITERAL.MEDIA

Lexo po ashtu

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier