Kush do të ketë edhe një vit azhurnim falas për Windows 7 dhe pse?

Fundi i mbështetjes për Windows 7 pritet më 14 janar, ndërsa blerësve u rekomandohet t’i azhurnojnë pajisjet e tyre në versionin e mbështetur të Windows para këtij afati, ashtu që të vazhdojnë të marrin azhurnime, raporton Softpedia.

Megjithatë, Microsofti do të ofrojë azhurnime të modifikuara për bizneset në këmbim të një pagese e cila do të rritet çdo vit, të gjitha në një përpjekje për t'ju dhënë atyre më shumë kohë për të kaluar në versione të reja të Windowsit.

Kohët e fundit, Microsofti e paralajmëroi aksionin i cili do të duhej ta aktivizojë të njëjtin opsion, duke u mundësuar klientëve të caktuar që të qëndrojnë pak më gjatë në Windows 7 derisa të jenë të gatshëm për azhurnim të pajisjeve të tyre.

Aksioni promocional, i cili filloi më 1 qershor 2019, u destinohet posaçërisht përdoruesve të EA dhe EAS me abonime aktive për Windows 10 Enterprise E5, Microsoft 365 E5, Microsoft 365 E5 Security dhe Windows VDA E5.

Të gjithë ata do të marrin azhurnime të sigurisë për Windows 7 edhe për një vit "si shtojcë", theksojnë nga Microsofti, në kuadër të një fushate e cila vlen deri më 14 janar 2020, shkruan KOHA Ditore. Megjithatë, azhurnimet falas u dërgohen vetëm klientëve të licencuar për sasi të mëdha softuerësh.

"Miratimet për Windows 7 ESU 2020 do të vlejnë nga 1 qershori 2019. Atëherë blerësit të cilët i përmbushin kushtet për pormocion do të fillojnë t’i shohin çelësat Windows 7 ESU në VLSC. Megjithatë, duhet ta keni parasysh se blerësit nuk do t’i shohin të drejtat në Windows 7 ESU në License Summary të tyre në VLSC deri në datën e fillimit të mbulimit të ESU-së, që është 14 janari 2020", shpjegon Microsofti.

Për të gjithë të tjerët, Windows 7 do të tërhiqet nga përdorimi më 14 janar. Përdoruesit që i përdorin versionet Home dhe Pro të Windows 7 nuk kanë mundësi tjetër përveç azhurnimit por lajmi i mirë është që ata ende mund të kalojnë në Windows 10 krejtësisht falas.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001