Infektuar: 1048|Shëruar: 801|Vdekur: 30

Kusari: Nuk e di pse Isa Mustafa po krenohet me veprime destruktive

Deputetja e Grupit të VV’së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë në emisionin DPT të Fidani se nuk e kupton pse kryetari i Isa Mustafës po krenohet që rrëzoi një qeveri në kohën kur pandemia ishte shpallur globalisht. Ajo po ashtu thotë se qeveria kishte performancë të mirë, dhe kështu vetëm sa e shton presionin mbi ata që e rrëzuan.

‘’Do të doja që njerëzit të krenoheshin me veprime konstruktive, e jo destruktive’’, thotë ajo.

‘’Nuk e di pse Isa Mustafa po krenohet me veprime destruktive’’

‘’Fakti që ai tha se kemi rrëzuar një qeveri me 82 vota në kohë pandemie tregon destruktivitet. 25 marsi është pikë e zezë, e jo diçka për tu krenuar. U rrëzua një qeveri që kishte performancë të mirë. Të gjithë ministrat e tjerë punuan mirë. Tash kur po thonë se ishte koha për ta rrëzuar qeverinë, por jo për të shkuar në zgjedhje pasi është pandemi është e pakuptueshme’’

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001