Infektuar: 1032|Shëruar: 789|Vdekur: 29

Kurti: Mëngjes i hidhur, dy viktima nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, ka bërë të ditur se dy persona të prekur me koronavirus kanë ndërruar jetë gjatë ditës së sotme, shkruan Literal Media.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një postim në facebook ka treguar për dy të infekuarit që kanë ndërruar jetë.

Kurti thotë që mëngjesi i sotëm doli të jetë më i hidhuri që nga 13 marsi, raporton Literal Media.

“Në ora 3:00, virusi Corona i shkaktoi vdekjen S.N., burrë, nga Prishtina, kurse, në ora 7:10, N.R., grua, nga Prizreni, gjithashtu, ndërroi jetë. Mëngjesi i sotëm na doli më i hidhuri që nga 13 marsi dhe 22 marsi, ditët kur u shënua rasti i parë i infektimit dhe rasti i parë fatal si pasojë e COVID-19. Tani i kemi tre të vdekur gjithsej. Pra, nuk ka mbaruar asgjë. Në fakt, jemi në mes të betejës. Më shumë se kurrë na nevojitet vendosmëria e secilit qytetar”, shkruan Kurti.

Ai bën apel tek qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi, të qëndrojnë në distancë dhe të qëndrojnë të pastër.

Postimi i plotë:


LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001