Infektuar: 1061|Shëruar: 832|Vdekur: 30

Kuka i pakënaqur me MSH-në që nuk lejon edhe sportet tjera të stërviten

Përzgjedhësi i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, është i habitur se si Ministria e Shëndetësisë ka lejuar vetëm futbollistët të stërviten në grupe e jo edhe sportistët e sporteve të tjera.

Trajneri më i suksesshëm në Kosovë, në një intervistë për Sportin në KTV, ka thënë se nuk ka qenë vendim korrekt nga Ministria e Shëndetësisë (MSH) dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

Ekipi olimpik i Kosovës në xhudo është në karantinë.

Të premten, për xhudistët dhe trajnerin Kuka ishte dita e 75-të që janë izoluar në sallën e xhudos së klubit Ippon në Pejë.

Lëvizjet e tyre janë të kufizuara, derisa nga familja janë shkëputur që nga 16 marsi kur edhe shteti mori vendim për masa të rrepta, për shkak të frikës për përhapje të koronavirusit.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001