Infektuar: 1032|Shëruar: 789|Vdekur: 29

Ku është Xhelal Sveçla? Asnjë fjalë rreth “Gardës” nga e cila shefi i tij pretendon se u kërcënua

Ushtruesi i Detyrës të ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili është treguar shumë “aktiv” që nga marrja e këtij posti, është duke heshtur lidhur me kërcënimet që shefi i tij pretendon se iu kanë bërë nga një organizatë e quajtur “Garda Vullnetare Shqiptare”.

U.D i detyrës i ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Sveçla javë më parë kishte paralajmëruar se do të përdorte policinë për t’i ndërmarrë hapat ligjorë ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, pasi i njëjti po kthehej në Kosovë nga Zvicrra dhe Sveqla kishte thënë se duhet të futet në karantinë, shkruan lajmi.net.

Përveç kësaj, Sveçla pas raportimeve se Pacolli kishte aderuar me airoplanin e tij privat në Tiranë dhe pastaj kishte hyrë në Kosovë nga rrugët tokësore, në këtë rast kishte akuzuar presidentin Thaçi se e ka futur jashtëligjshëm në Kosovë Pacollin, pasi i njëjti kishte qenë gjatë asaj nate në Shqipëri.

Pretendimet e Sveçlës u demantuan të nesërmen kur Pacolli me airoplanin e tij privat arriti në Airoportin e Prishtinës dhe përveç kësaj, ai shkoi në shtëpinë e tij dhe jo në karantinë në Qendrën e Studentëve.

Më tej, ditë më parë, kur qytetarët e Kosovës organizuan faljen e namazit në sheshin Skenderbeu duke respektuar të gjitha masat kundër virusit korona, në pikat të cilat Vetëvendosje i kishte shfrytëzuar për “provat e saj për protest”, Sveçla reagoi ashpër duke e akuzuar kështu profesorin Milazim Krasniqi për organizimin e saj dhe duke harruar në anën tjetër “provën për protestë”, të Vetëvendosjes që ishte mbajtur para pak ditëve.

E krejt këto, për Svelçën duken më me rëndësi sesa incimi i hetimeve për kërcënimin që shefi i tij, Albin Kurti pretendon t’i ketë marrë nga një organizatë e quajtur “Garda Vullnetare Shqiptare”, e cila në atë që quhej “komunikatë” përdori llogo të vjedhur dhe nga ekspertët e sigurisë u vlerësua si jo-ekzistente.

Sveçla nuk e tha as edhe një fjalë të vetme për këtë temë, duke mos e komentuar fare dhe as nuk bëri thirrje për policinë të fillojnë hetimet rreth rastit.

Për më tepër, Sveçla në ditën e njëjtë që Kurti pretendoi se u kërcënua, akuzoi profesorin Milazim Krasniqi për organizim të protestës gjë që doli të ishte e pavërtetë dhe në anën tjetër dy ditë më pas njoftoi për aksionin e Policisë së Kosovës në qendrat e masazheve.

Ende nuk dihet se a kanë filluar hetime nga policia e Kosovës lidhur me këtë rast, por ministri i Punëve të Brendshme nuk ka treguar së paku publikisht, interes lidhur me këtë çështje.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001