Infektuar: 1061|Shëruar: 832|Vdekur: 30

Kryeministri i Shqipërisë adaptoi formula mesjetare të menaxhimit të situatës së pandemisë

Analisti, Enver Bytyçi ka reaguar lidhur me masat që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndërmarrë tani kur e gjithë bota po përballet me koronavirusin, shkruan Literal Media.

Bytyçi ka kritikuar kryeministrin shqiptar duke konsideruar se masat e marra janë të ngjajshme me ato të kohës mesjetare.

Shkruan: Enver Bytyçi

Koronavirusi përballohet lehtë me urdhëra për izolim. Këtë lloj karantimi e kanë realizuar edhe qeverisjet e mesjetës. Ndoshta më me sukses se qeveritë e sotme.
Por aftësi qeverisëse është t'u dalësh zot qytetarëve në nevojë, të cilët të ngujuar nuk kanë asnjë mundësi mbijetese. Kryeministri i Shqipërisë adaptoi formulat mesjetare të menaxhimit të situatës. I vetëm nga bunkeri i Surrelit ai diktoi gjithçka për karantinimin. Madje prej andej numëroi të infektuarit dhe arkivolët që shkaktoi kjo sëmundje!
Prej bunkerit të tij nxori gjithashtu ligjin e dënimeve me burg thjesht për 'krimin' e të qenit i sëmurë!
Por kur vjen puna për të financuar njerëzit në nevojë, mburret me 1/3 e financimit që ka akorduar Maqedonia, Mali i Zi e Serbia. Ndërkaq ka së paku dy veta bënë vetëvrasje për gjendjen e mjerueshme.
Megjithatë Edi Rama po përpiqet ta shesë si sukese të tij luftën kundër Covid-19. Mos u çudisni kur në delir madhështie të shpallë zgjedhje të parakohshme në kohë pandemie!
LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001