"Kryekuvendarët" nga Vetëvendosja, më i vjetri dhe më e reja që udhëheqin seancën konstituive

Sapo të nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëqeverisje Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbahet seanca e parë parlamentare e kësaj legjislaturës ku do të votohet për Kryetar të Kuvendit dhe Kryeministër.

Por, para se të zgjidhet Kryetari i ri i Kuvendit, ligji thotë se seancën duhet ta udhëheq deputeti më i vjetër dhe më i ri në moshë

Sipas kësaj, seancën do ta udhëheqin dy mandatarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Jahja Koka 71 vjeç dhe Fjolla Ujkani 22 vjet do ta udhëheqin seancën e parë të legjislaturës së re.

Ata do ta hapin seancën dhe do ta udhëheqin deri në zgjedhjen e Kryetarit të ri të Kuvendit.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Teknologji
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier