Infektuar: 1048|Shëruar: 801|Vdekur: 30

Kriza e COVID-19: Marseille në prag të falimentimit?

Vendimi i autoriteteve franceze për të përfunduar kampionatin e futbollit ka sjellë humbje të mëdha për skuadrat.

Sipas gazetave në Francë, klubet e Ligue 1 kanë regjistruar deri në 500 milionë humbje.

Situata më e vështirë është te skuadrat si Marseille, Bordeaux, St Etienne dhe Lille, që janë në prag të falimentimit.

Raportohet se vetëm tri skuadra kanë mbyllur sezonin pa humbje, dhe 17 tjera, nuk kaluan një situatë të mirë.

Në mesin e humbësve më të mëdhenj është Marseille, që numëron humbje prej 206.3 milionë euro.

Humbjen më të madhe klubet e pësuan nga të drejtat TV, sepse Canal + nuk pranoi të paguante shumën e plotë sepse një pjesë e sezonit nuk u zhvillua pas ndërprerjes së kampionatit./

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001