Infektuar: 10247|Shëruar: 5934|Vdekur: 327

Koronavirus do të “paralizojë” drejtësinë kosovare

Sot pothuajse të gjitha sferat e jetës shoqërore kanë stagnuar ose po funksionojnë duke çaluar shkaku i shfaqjes së fatkeqësisë botërore COVID-19, shkruan Literal Media.

Në Kosovë kësaj situate sherrin po i’a sheh sidomos sistemi i drejtësisë ani pse jo se ishte me efikasitet të shkëlqyer edhe para koronavirusit.

Literal Media ka kontaktuar njohësin e fushës përkatëse, Blerim Burjanin i cili duke e parë drejtësinë si pikën më të dobët të vendit ka thënë se ajo tash do të paralizohet tërësisht.

“Gjendja e krijuar me koronavirus do të pamundësoj në terësi apo paralizoj sistemin e drejtësisë në këtë periudhe kohore totalisht”, është shprehur Burjani.

Burjani ka rreshtuar disa nga efektet negative që pandemia do të shkaktojë në drejtësi duke përmendur shtimin e numrit të lëndëve të pazgjidhura si një nga to.

“Nuk do të mund të zhvillohen seanca gjyqsore, do të vështërsohet puna e prokurorisë, do të shtohet numri i lëndve të pazgjidhura por edhe do të ngecin shumë lëndë që për këtë arsye disa mund të parashkruhen për shkak afatit të mos vendosjes.Situata mund të përkeqësohet edhe më shumë, drejtësia edhe ashtu është pika më e dobët e shtetit, e pareformuar dhe padepolitizuar fare”, ka thënë analisti Blerim Burjani.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001