Infektuar: 1067|Shëruar: 844|Vdekur: 30

Konjufca: Plani i LDK-së, ta shpallë VV-në antiamerikane dhe të kërcejë me partitë e PAN-it

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka thënë se Qeveria Kurti ka raporte të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës se kishte plan ta shpallte Lëvizjen Vetëvendosjen antiamerikane, në përpjekje për të dalë e para në zgjedhjet e ardhshme.

“LDK’ja ka menduar të fitojë poenë elektoralë dhe të keqpërdorë këtë situatë, duke dalë kundër Qeverisë së saj. E shpall VV’në antiamerikane, kërcen me partitë amerikane, dhe në zgjedhje të dalë e para”, ka thënë Konjufca.

“Qeveria Kurti ka raport shumë të mirë me SHBA’në, për arsye që i konsiderojmë faktorin më të rëndësishëm të jashtëm, sa i përket shtetndërtimit dhe sfidave me të cilat përballemi”, është shprehur ai në Rubikon.

“Vetëvendosja e ka zbatuar një plan me të cilin ka dalë para qytetarëve në zgjedhje”, ka thënë Konjufca.
LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001