Komuna e Obiliqit shkel ligjin në rastin e tenderit për hartimin e hartës zonale

Komuna e Obiliqit ka shkelur ligjin për prokurimin publik me rastin e dhënies së tenderit për ' Hartimin e Hartës zonale të komunës së Obiliqit'.

Kjo shkelje e ligjit është evidentuar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) me rastin e ankesës së operatorit ekonomike 'INSI' shpk Prishtinë, lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull: ' Hartimi i Hartës zonale të komunës së Obiliqit'., nr. prok: 19 -4718-2-2-1 , inicuar nga Autoriteti kontraktues, Komuna e Obiliqit.

Në vlerësimin e tij, Paneli Shqyrtues i OSHP-së konstatoj se:

AK gjatë ndarjes së shpalljes së këtij tenderi ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Planifikim Hapsinor konkretisht me nenin 11 pika 1.5 ku thuhet: 'Hartimin e Hartës Zonale të Komunës, në përputhje me Hartën Zonale të Kosovës dhe normat teknike të planifikimit hapësinor, nëntë (9) muaj pas miratimit përfundimtar të Planit Zhvillimor Komunal'.


LITERAL.MEDIA

Lexo po ashtu

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Teknologji
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier