Infektuar: 10987|Shëruar: 6506|Vdekur: 373

Kompromisi i dhimbshëm që LDK po e kërkon nga Vetëvendosje

Sot janë bërë dy muaj prejse janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare, por partia fituese e zgjedhjeve, LVV-ja, ende nuk ka arritur marrëveshje për bashkëqeverisje me LDK-në.

Derisa nga Vetëvendosja kanë thënë se për presidentin nuk duhet të flitet njëherë, nga LDK-ja këmbëngulin se kjo pozitë duhet t’u takojë atyre.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po vazhdon të insistojë se marrëveshja me Vetëvendosjen duhet të jetë e baraspeshuar.

Zyrtarët e këtij subjekti thonë se me marrëveshjen finale LDK-së duhet t’i takojë pozita e kryeparlamentarit dhe ajo e presidentit. Vetëm kësisoj, sipas LDK-së, mund të vihet deri te marrëveshja përfundimtare për formimin e qeverisë së ardhshme.

Në të kundërtën, po që se Vetëvendosja nuk do që t’i japë këto dy pozita, sipas zyrtarëve të LDK-së, Vetëvendosja mund ta japë postin e kryeministrit dhe ta mbajë për vete pozitën e kryetarit të Kuvendit dhe atë të presidentit.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Teknologji
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001