Infektuar: 10247|Shëruar: 5934|Vdekur: 327

Kompania Uber largoi nga puna 3.500 punonjës, si pasojë e COVID-19

Uber pushoi rreth 3.500 të punësuar përmes një thirrje video në aplikacionin Zoom që zgjati pak më shumë se tre minuta.

Ruffin Chaveleau, i cili drejton shërbimin e klientëve në Uber, ishte ngarkuar të njoftonte punëtorët me me vendimin e marrë nga pronari kryesor i kësaj kompanie, si një masë për të mbijetuar nga goditja që ka pësuar kjo kompani nga coronavirusi.

“Biznesi ynë nuk ka punë të mjaftueshme për shumë punonjës në vijën e parë të shërbimit ndaj klientit. Si rezultat, ne kemi larguar 3.500 punëtorë”, ishin fjalët e Chaveleau gjatë thirrjes video me stafin e tij përgjegjës.

“Unë e di se kjo është tepër e vështirë për t’u dëgjuar. Askush nuk dëshiron të jetë në një telefonatë si kjo, por jemi të detyruar të veprojmë kështu”, tha Chaveleau.

Uber njoftoi më 11 maj se do të zvogëlojë fuqinë e saj globale të punës dhe do të shkurtojë investimet për shkak të krizës COVID-19. “Ne po i marrim këto vendime të vështira tani që të mund të ecim përpara dhe të fillojmë ndërtimin përsëri me besim”, tha CEO i kësaj kompanie me qendër në San Francisko, Dara Khosrowshahi.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001