Infektuar: 1067|Shëruar: 844|Vdekur: 30

Kohë pandemie, 30 përqind e grave të punësuara pa kontrata pune

Në këtë kohë pandemie edhe Kosova si shumë vende të tjera të botës ka pësuar rënie sa i përket ekonomisë së vendit, shkruan Literal Media.

Qendra Kosovare pëe Studime Gjinore, në një postim në facebook ka shkruar që gratë janë ato të cilat zënë një pozitë të pafavorshme në ekonomi, me vëtëm 12% të punësuara.

Tutje, në postim thuhet se në këtë kohë pandemie gratë e punësuara paraqesin grup të ndjeshëm ekonomik, ngase 30% e tyre nuk kanë kontrata pune.

“Në kushtet e pandemisë së Corona-s, gratë e punësuara paraqesin grup të ndjeshëm ekonomik duke qenë se një pjesë e madhe e tyre punojnë në sektorin e shërbimeve esenciale të kujdesit. Gjithashtu, me rreth 30% prej tyre që nuk kanë kontrata pune, gratë janë më të rrezikuara nga diskriminimi i shumëfishtë që mund të ndodhë gjatë pandemisë”, thuhet në postim.

Lexojeni postimin e plotë:


LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001