Këto janë kombëtaret me të cilat Kosova nuk mund të luajë në rast kualifikimi europian

Kosova në mars të vitit të ardhshëm do të vazhdojë përpjekjet për kualifikim në Europianin 2020, dhe kësaj here përmes Ligës së Kombeve, ku ndeshjen e parë do ta zhvillojë në Shkup me Maqedoninë, dhe nëse arrinë që ta kalojë këtë ndeshje atëherë përballet me fituesin e ndeshjes Gjeorgji – Bjellorusi.

Përveç Kosovës, kualifikimin për në Europian përmes Ligës së Kombeve e kanë objektiv edhe kombëtaret e Serbisë dhe Bosnje e Hecergovinës.

Nëse Kosova dhe këto dy vende rajonit, arrijnë të kualifikohen në Europian, UEFA do të duhet të përkujdeset që Serbia dhe Bosnja të mos vendosen në grupe ku do të mund të përballen me njëra-tjetren.

Përveç kundër Serbisë dhe Bosnjes, Kosovës nuk i lejohet të ndeshet as me kombëtaren e Rusisë. E gjitha kjo për shkak të raporteve politike që këto shetete kanë me Kosovën, dhe frikës se aty nuk mund të ofrohet siguria e nevojshme.

Por nuk janë vetëm këto shtete që UEFA nuk i lejon të luajn mes vete. Rusisë përveç kundër Kosovës, nuk i lejohet të luaj as kundër Ukrainës.

Është edhe Armenia që nuk lejohet të luaj kundër Azerbajxhanit, e as Spanja kundër Gjibraltarit.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001