Infektuar: 4307|Shëruar: 2095|Vdekur: 94

Katër të arrestuar për dhunë në familje në 24 orët e fundit

Katër persona janë arrestuar në 24 orët e fundit, pasi kanë kryer veprën “dhunë në familje”.

Sipas njoftimit nga Policia, në Fushë Kosovë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht babanë e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Në Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet ne mbajtje.

Ndërkaq në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht nënën dhe motrën e tij. Viktimat nuk kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

E në Prizren një femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga e dyshuara femër kosovare (nëna e saj) dhe e njëjta ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në strehimore ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001