Infektuar: 224|Shëruar: 37|Vdekur: 6

Katër histori shqiptare në ofertën për të izoluarit

Festivali më i madh në botë i filmit dokumentar (IDFA) ka mundësuar qasje të lirë në faqen e vet për t’i parë 302 dokumentarë të realizuar mes viteve 1988 dhe 2019, raporton KOHA.

Ky festival nga Amsterdami ka vendosur që një koleksion nga dokumentarët e tij të jetë i qasshëm – dhuratë kjo për profesionistët dhe entuziastët e filmit që janë të detyruar të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi dhe të kufizojnë kontaktet gjatë pandemisë së virusit COVID-19.

“International Documentary Film Festival – Amsterdam ofron një alternativë për argëtimin masiv dhe uniformitetin, duke konfirmuar nevojën në rritje të audiencave për filma të cilësisë së lartë që zhyten thellë e na nxisin të reflektojmë”, kanë thënë organizatorët e Festivalit të themeluar më 1988, e i cili edicionin e sivjetmë, të 33-in, pritet ta mbajë prej 18 deri më 29 nëntor.

Kështu, mijëra njerëz gjithandej botës, që janë vetizoluar në kohën e pandemisë, nuk do të kenë nevojë të paguajnë për t’i parë online këta dokumentarë.

“A e dini që prej disa vjetësh, ne kemi një koleksion të filmave IDFA dhe projekte të medias së re që mund t’i shikoni online? Nëse jo, ne ju ftojmë të shfrytëzoni rastin tani. Brenda Holandës janë më rreth 300 tituj të qasshëm falas. Jashtë Holandës janë thuajse 200”, thuhet në versionin anglisht të IDFA-së.

Në koleksionin prej 300 filmash dokumentarë, katër sosh kanë të bëjnë me Shqipërinë dhe shqiptarët. Një prej tyre është filmi 23minutësh i regjisorit belg, Martijn Payens “Mushrooms of Concrete” (Kërpudhat e betonit).

Në përshkrimin e dokumentarit të realizuar më 2010 në produksion të “John Vandekerckhove namens RITS, Jan Vromman”, thuhet se shefi i Partisë Komuniste shqiptare, Enver Hoxha, e drejtoi vendin për 41 vjet. Sado që elektrifikimi i Shqipërisë u arrit qysh më 1967, vendi mbeti i izoluar.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001