Jo vetëm shqiptarë, këto janë komunitetet pakicë që ndjekin mësimin në shkollat e Prishtinës

E drejta për shkollim është e garantuar me ligj për të gjitha komunitetet e Republikës së Kosovës, shkruan Literal Media.

Komuna e Prishtinës është e banuar me një shumicë të padiskutueshme shqiptare, dhe me komunitetet pakicë, serbë, turq, boshnjakë, romë, ashkali, egjiptianë dhe goranë. E për ta kuptuar sa nxënës nga komunitetet pakicë ka në shkollat fillore të Prishtinës, Literal Media ka kontaktuar me Drejtorinë e Arsimit në Prishtinë.

Drejtoresha Shpresa Shala tregoi se nga komunitetet pakicë, në shkollat fillore të Prishtinës ka më së shumti turq.

'Në “Elena Gjika” janë 180 nxënës nga komuniteti turk, në “Gjergj Fishta” 2 nxënës, në “Prenk Jakova“ 8 dhe në “Sami Frashëri” 47 nxënës. Gjithsej numri i nxënësve turq është 237 nxënës', tregoi Shala për Literal Media.

Shala poashtu tregoi se pas komunitetit turk, më së shumti nxënës janë nga komuniteti ashkali me gjithsejt 75 të tillë.

'Në “Asim Vokshi” 29 nxënës janë ashkali, në ”Emin Duraku “ 31 nxënës, në ”Faik Konica “ 2, në “Gjergj Fishta “ 6, në “Pjetër Bogdani” 2 nxënës, në “Qamil Batalli” 3 nxënës dhe në “Ali Sokoli “ 2 nxënës', tha Shala.

Në shkollat e Prishtinës vijojnë mësimin edhe nxënës nga komuniteti boshnjak, gjithsejt 25 të tillë.

'Në “Asim Vokshi” janë 2 nxënës nga komuniteti boshnjak, në “Naim Frashëri” 16 nxënës dhe “Ali Sokoli” 7 nxënës', tha Shala për Literal Media.

Nga komunitetet pakicë, në Prishtinë më së paku nxënës ka nga komuniteti goran, romë dhe egjiptias.


E pyetur se si zhvillohet mësimi për këta nxënës, Shala tregoi që disa nga ta kanë klasë të veçanta e disa të tjerë mësimin e zhvillojnë së bashku me shqiptarët.

'Për nxënësit turq dhe nxënësit boshnjak mësimi zhvillohen në klasa të ndara. Ndërkaq nxënësit nga komuniteti ashkali, romë, goran dhe egjiptian mësimin e vijojnë me nxënësit shqiptar. Performanca e tyre në lëndët mësimore është shumë e mirë', përfundoi Shala për Literal Media.

Përveç komuniteteve të lartpërmendura, në Prishtinë janë edhe dy nxënës korean të cilët mësimin e ndjekin në Shkollën Fillore 'Emin Duraku.

Literal Media ka kontaktuar me shkollën në fjalë nga e cila kanë treguar që për dy koreanët dhe 28 nxënës nga komuniteti ashkali mësimi zhvillohet në klasa të rregullta bashkë me shqiptarët.

'Në shkollën Emin Duraku kemi 30 nxënës të komuniteteve tjera, dy nxënës i kemi të komunitetit korean, ndërsa të tjerët janë të komunitetit ashkali dhe mësimi zhvillohet në klasë të rregullta. Në shkollën tonë nuk kemi probleme të diskriminimit apo diçka të kësaj natyre, ndërkaq performanca e komunitetit ashkali është performancë e përgjithshme nënmesatare', treguan për Literal Media nga kjo shkollë.


Shkruan: Bardha Kololli


LITERAL.MEDIA

Lexo po ashtu

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001