Infektuar: 14763|Shëruar: 11784|Vdekur: 601

Java e Universitetit: Promovohet libri “50 vjet Universitet”

Për nder të 50 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” u promovua libri “50 vjet Universitet”, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” prof. dr. Marjan Dema tha se ky libër vjen si një dhuratë për të gjithë studentët, profesorët, prindërit e studentëve dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës.

“Dokumentari i UP-së, ekspozita “Mote Universitare”, “Dialog mes brezash” si dhe libri i sotëm, janë aktivitete që me dokumentimin e historisë së UP-së, rrëfimet e ndara nga ish-studentët tanë, hulumtimin e studentëve të Departamentit të Sociologjisë si dhe reliket e ekspozuara ofrojnë një mozaik të historisë, jetës akademike dhe jetës studentore të këtij universiteti.”

Njëri ndër redaktorët e librit, prof. dr. Faton Berisha, tha se UP-ja duhet të vazhdojë të jetë katalizatroë i ndryshimeve në vend.

“Historia e Kosovës, siç e thotë edhe rektori Dema, ndahet në historinë para themelimit të Universitetit të Prishtinës dhe historinë pas themelimit të tij, kësisoj shtet formimi, qëndresa e rezistenca e popullit tonë dhe historia e UP-së janë të ndërlidhura me njëra – tjetrën”, tha Berisha.

Ndërsa, në emër të redaksisë së librit fjalën e mori prof. dr. Sali Bashota, promovimin e këtij libri e konsideroi ngjarje të veçantë për UP-në.

“Universiteti I Prishtinës u bë emri I lirisë së shqiptarëve edhe në vitin 1968 edhe në vitin 1997, u bë frymëzim I mendjes dhe I veprimit për shumë gjenerata për të arritur këtu ku jemi sot në këtë 50 vjetor. Pra, UP-ja në këtë monografi prezantohet si shenja më emblematike e vetëdijes kombëtarë shqiptare, që nga themelimi e deri më sot”, tha Bashota.

Redaksia e këtij libri përbëhet nga: prof. dr. Sali Bashota, prof. dr. Gazmend Rizaj, prof. asoc. dr. Ibrahim Berisha, prof. asoc. dr. Naser Zabeli dhe kand. dr. Durim Abdullahu.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001