Jashtë Kosovës, studentët ia mësyejnë universiteteve të huaja

Universiteti i Prishtinës 'Hasan Prishtina' është institucioni më i madh i arsimit të lartë në Kosovë, shkruan Literal Media.

Universiteti i Prishtinës prej Janarit 2019 është i ranguar në pozitën 2668 sipas Webometrics University Ranking, ku janë të përfshira mbi 12 mijë universitete botërore.

Ndonëse për nga cilësia, në Kosovë 'Hasan Prishtina' gjendet në krye të listës, dëshira për të vazhduar studimet master në programet e ofruara, duket se sa vie e bie. Studentët konsiderojnë që studimet e tyre master nëse vazhdohen në Evropë janë më kualitative se këto në Kosovë, sidomos për depërtim në tregun e punës.

Elsa, studente e diplomuar në Fakultetin Filozofik studimet e saj synon t'i vazhdojë jashtë vendit.

'Jam duke i shqyrtuar mundësitë por qëllimi im është të vazhdoj shkollimin jashtë Kosovës. Kam parë programe dhe sesione informuese të shumta dhe me pak fat besoj që do të pranohem aty ku do të aplikoj', tha Elsa për Literal Media.

E studimet jashtë vendit janë shumë të kushtueshme, ndërkohë që xhepi i kosovarëve vështirë mund t'i përballojë. Prej tyre, ka shumë në Gjermani, Austri, Turqi madje edhe në Amerikë. Shumica dërrmuese e kosovarëve që studiojnë jashtë Kosovës, financohen përmes bursave të ndryshme.

Përpos në mënyrë individuale, edhe Universiteti i Prishtinës është pjesë e programit ERASMUS + përmes të cilit shumë studentë kanë fatin të përfitojnë nga ta dhe të studiojnë nga një apo dy semestra në Universitetet Botërore.

Lexo edhe: Kosova shkëmben studentë përmes Erasmus-it, mundësi e mirë për studim jashtë vendit

Me këtë çështje nga UP merret posaçërisht Zyra për marrëdhënie me jashtë.

Universiteti i Prishtinës ka të nënshkruar mbi 80 marrëveshje ndër-institucionale dhe çdo vit shkëmben studentë dhe staf nga fushat e ndryshme në universitete evropiane. Gjatë vitit 2018 janë nënshkruar rreth 46 marrëveshje me institucione të ndryshme vendore, ndërkombëtare dhe rajonale. Në semestrin pranveror 2019 rreth nëntëdhjetë (90) studentë nga Universiteti i Prishtinës kanë përfituar nga ky program. Gjatë vitit 2018 mbi 200 studentë kanë përfituar nga programi i mobilitetit.

Një mundësi e re për bursa studimore jashtë vendit, këto ditë është ofruar nga Universitetet e Burneit.

'Qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të aplikojnë në Brunei Darussalam. Programi i bursës u jep aplikantëve mundësinë për të marrë diplomë, gradë universitare dhe diplomë master pasuniversitare në cilindo nga institucionet e mëposhtme të arsimit të lartë: Universiti Brunei Darussalam (UBD), Universiti Islam Sulltan Sharif Ali (UNISSA), Universiti Teknologi Brunei (UTB) dhe Politeknik Brunei (PB). Viti akademik fillon në korrik / gusht 2020', thuhet në njoftimin e Universitetit të Prishtinës.


Shkruan: Literal Media

LITERAL.MEDIA

Lexo po ashtu

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Teknologji
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001