Ja çfarë tha Messi pasi fitoi 'Topin e Artë'

Lionel Messi është për herë të gjashtë fitues i çmimit Topi i Artë i ndarë nga revista France Football.

Ylli argjentinas ka mposhtur në konkurrencë qendërmbrojtësin holandez Virgil Van Dijk si dhe rivalin e tij Cristiano Ronaldon.

Pasi fitoi këtë çmim prestigjioz, Messi ka folur para të pranishmëve duke falënderuar, gazetarët dhe bashkëlojtarët e tij.

“Dua të falënderoj gjithë gazetarët që kanë votuar për mua, që donin që unë ta fitoj këtë çmim, faleminderit shumë".

“Faleminderit edhe lojtarëve, skuadrës sime, kanë kontribuar shumë për këtë çmim që unë kam fituar, i falënderohem vërtetë shumë. Më kujtohet momenti i parë në Paris, me vëllezërit e mi, kur fitova topin e parë, ishte magjike, s’e kisha menduar, sidomos pas u ktheva ta fitojë disa herë”, ka thënë Messi.

Ai në fund e falënderoi edhe familjen e tij që ishin të pranishëm

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001