Infektuar: 1032|Shëruar: 789|Vdekur: 29

Italia lehtëson masat e izolimit, kryetarët e qyteteve të shqetësuar me mungesën e distancës sociale

Me lehtësimin e masave të izolimit gjatë kësaj jave, italianët po iu kthehen gradualisht në zakoneve të mëparshme, si dalja për shëtitje dhe shoqërimi.

Për më se dy muaj, kjo është hera e parë që janë hapur kafenetë dhe restorantet.

Në qytete si në Milano – që është qyteti më i goditur nga coronavirusi në Lombardi – tani ka shumë njerëz nëpër rrugë.

Shumë prej tyre janë duke i përdorur maskat, por mos mbajtja e distancës sociale është shqetësuese dhe këtë mungesë të rëndësishme, e kanë adresuar kryetarët e shumë qyteteve italiane.

“Nuk është koha për të festuar”, ka thënë shkurt kryeministri Guiseppe Conti.

Të tjerë udhëheqës, kanë përdoru edhe gjuhë më të ashpër, si kryetari i Milanos Giuseppe Sala i cili tha se është tejet i mllefosur, që po e sheh këtë “pikturë të keqe” ku shihen njerëzit duke u takuar nëpër sheshe.

“Ata nuk kanë vënë maska dhe po qëndrojnë së bashku, kjo është e patolerueshme, më duket sikur duhet të trefishojmë numrin e policëve që t’i ndjekin”, ka thënë Georgio Gori, kryetari i Bergamos.

Deri më tani, Italia ka regjistruar mbi 228,000 raste me coronavirus dhe më shumë se 32,400 vdekje të lidhura me këtë infeksion.

Lehtësimi i masave të izolimit në Itali, do të vazhdojë me hapjen e kufijve më tre qershor dhe lejimin e hyrjes së turistëve.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001