Infektuar: 94|Shëruar: 1|Vdekur: 1

Ismajli: Gjendja e të prekurve me Covid-19 në Vrapçiq është e mirë dhe stabile

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli ka thënë se gjendja e të prekurve me COVID-19 në fshatin Vraçiq është stabile.

Ismajli ka njoftuar se gjatë ditës u janë ofruar medikamente, pako ushqimore dhe higjienike, e po ashtu shërbime mjekësore të gjithë të të prekurve me coronavirus në këtë fshat i cili gjendet në karantinë.

“Gjatë ditës u është ofruar mbështetje nga ekipet e shëndetësisë primare, duke i kontrolluar dhe furnizuar me medikamente. Po ashtu, i kemi furnizuar edhe me pako ushqimore dhe higjienike. Nuk ka vend për panik, jemi 24 orë në shërbim të të gjithë qytetarëve”, ka deklaruar Ismajli.

Ai ka njoftuar se gjendja po shkon drejt përmirësimit dhe fatmirësisht nuk ka raste të reja të dyshuara me Covid-19.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001