Infektuar: 10987|Shëruar: 6506|Vdekur: 373

Ish-gruaja e Ivanoviq shtrohet në spital, thotë se është sëmurë nga presioni dhe vuajtjet

Silvana Arsoviq, ish – bashkëpunëtore e politikanit serb të vrarë, Oliver Ivanoviq dhe një nga gjashtë serbët e akuzuar nga prokuroria speciale e Prishtinës për përfshirje në vrasje, thotë se gjithçka që ajo kalon ndikon në shëndetin e saj dhe është e ekspozuar ndaj ” presionit të paparë nga mediat dhe çdo presioni tjetër “.

“Unë nuk e dua vëmendjen e mediave. Unë nuk dua fotografime për median dhe gjithçka që kaloj ndikon në shëndetin tim. Jo sepse ndihem përgjegjës për çkado, por sepse jam e ekspozuar ndaj mediave të pashembullta dhe çdo presioni tjetër dhe kam vuajtur sa duhet”, tha Arsoviq.

Fjalët e saj i ka përcjell për “Veçernje Novosti”, Nebojshsa Srbljak nga Njësia Koronare e Kujdesit Intensiv në veri të Mitrovicës që po e trajton atë , në të cilën Arsoviq ndodhet nga e marta.

Arsoviq u pranua në spital për shkak të presionit të lartë, dhimbjes së gjoksit dhe marramendjes, e cila, sipas doktor Srbljak, ishte ndoshta për shkak të presioneve prej muajsh ndaj saj.

Prokuroria Speciale e Kosovës këtë javë ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave lidhur me rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Teknologji
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001