Infektuar: 10987|Shëruar: 6506|Vdekur: 373

Ilaçi japonez që po rezulton efektiv në trajtimin e pacientëve me COVID-19 në Itali

Medikamenti japonez, Tolicizumab, i cili shfrytëzohet për të trajtuar artritin, ka filluar të shfaqë rezultate tek pacientët me COVID-19 me gjendje të rënduar në Itali.

Përgjatë ditëve të fundit, në rajonin Catania, me kryeqendër Napolin, janë raportuar tri raste të shëruara nga koronavirusi pasi u trajtuan me Tolicizumab, shkruan Catania News.

Një gjë të tillë e bëri të ditur kreu i Klinikës Imunologjike, Paolo Ascierto.

Spitalet e tjera italiane kanë raportuar përmirësime të ngjashme të pneumonisë së lidhur me virusin pas trajtimit me ilaçin.

Deri më tani, bëjnë të ditur mediet italiane, janë duke u trajtuar afro tre mijë pacientë në mbarë vendin me këtë medikament, i cili po shquhet si ilaçi i parë eksperimental në Itali.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Teknologji
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001