Hysajt proteston keq te gjyqtari për një penallti të akorduar dhe duhet ndërhyrja e Gattusos për ta

Napoli mposhti Perugian në ditën e sotme në Kupën e Italisë, me rezultatin 2-0, falë dy golave të Lorenzo Insignes me penallti.

Titullar në këtë ndeshje për të kaltrit ishte edhe mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, i cili u bë edhe protagonist i një rasti të diskutueshëm në fundin e pjesës së parë.

Mbrojtësi shkaktoi një 11-metërsh për kundërshtarin për një prekje me dorë, i cili sipas Hysaj nuk duhej akorduar penallti dhe me të drejtë pasi topi e kap në trup. Për fatin e tij të mirë penalltia u prit nga portieri Ospina.

Megjithatë shqiptarit nuk i dilte inati për penalltinë e akorduar nga arbitri, dhe pas përfundimit të pjesës së parë, shkoi te gjyqtari duke protestuar gjithë inat.

Është dashur ndërhyrja e trajnerit Gennaro Gattusos që Hysaj të largohej dhe të qetësohej.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Teknologji
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001