Ekskluzive: Shqiptarja e diagnostifikuar me COVID-19 jep intervistë për Literal Media
Bota është duke u përballur me pandeminë COVID-19 tash e
disa muaj. Ritmet e përhapjes vijojnë të jenë të shpejta, shkruan Literal
Media.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë tani numrin më të madh
të rasteve me koronavirus në botë, duke lënë pas Kinën dhe Italinë.
Deri tani numri i të infektuarve në SHBA ka arritur në
245.175, ku prej tyre janë 10,943 të shëruar
dhe 6,959 të vdekur.
Njëra nga këta të infektuar është Flutura Hasani, studentja 29 vjeçare
nga Kosova e cila është duke studiuar në New York.
Flutura ka pranuar të jep intervistë për Literal Media, duke
shpalosur periudhën derisa ajo u shërua nga koronavirusi.
Studentja nuk e ka idenë se nga kush e ka marrë virusin,
mirëpo tregon se sa vështirë e kaloi atë.
Ajo thotë se asnjëherë më parë nuk ishte më e sëmurë, e çdo
ditë ka qenë më e rëndë se tjetra. Ajo vetëm ka pritur momentin se kur do të
vdes.
“Unë për vete mund të them se asnjëherë në jetën time nuk
kam qenë më sëmurë se tani. Për çdo ditë kam mendu që kam me vdek. Po tash e
kam kalu e kom fitu betejën me COVID-19 dhe po ndihem shumë ma mirë edhe une
edhe tri shoqet e mia me të cilat jetoj së bashku”, u shpreh ajo.
Në vijim lexojeni
intervistën e plotë:
Literal Media: Cilat
kanë qenë simptomat e para tek ju?
Fluturë Hasani: Simptomat e para kanë qenë dhimbje trupi,
temperaturë e brendshme, ethe, pastaj në vazhdim simptomat kanë ndryshu janë shtu
si: diarre, ngushtim i frymëmarrjes, probleme konstante me frymëmarrje, kollë i
thatë, dhimbje gjoksi, shpine e barku. Për 8 ditë gjendja vetëm ka shku duke u
rëndu, mirëpo pas 8 ditësh ka fillu me u përmisu.
Literal Media: A keni
pas kontakte me njerëz para rezultatit, a ka gjasë që e keni transmetu?
Fluturë Hasani: Para se me i pas simptomat kam pas kontakte
me njerëz të tjerë ndoshta edhe e kam transmetu nuk e di sigurt, shpresoj që
jo, pasi që kanë fillu simptomat jam vetizolu dhe nuk kam pas kontakt me askënd
përpos shoqeve që jetojmë së bashku, te cilat njashtu kanë qenë sëmurë.
Literal Media: Ku
mendoni se e keni marrë COVID-19?
Fluturë Hasani: Nuk e dijmë sigurt se ku e kemi marrë pasi që në
New York situata është shumë e rënduar dhe numri i të infektuarve është shumë i
lartë.
Literal Media: Ku dhe
nga kush jeni testuar?
Fluturë Hasani: Jam
diagnostifikuar në Elmhurst emergency hospital në Queens New York.
Literal Media: Si
jeni trajtuar, jeni shtrirë në spital apo ke qenë në vetizolim?
Fluturë Hasani: Me
udhëzim të doktorrit jam trajtu në shtëpi si shumica e personave të tjerë pasi
që nuk ka mundësi me i trajtu të gjithë në spitale, pra është e pamundur pasi që
ka shumë njerëz që duhet me u trajtu dhe numri vetëm po rritet.
Literal Media: Çfarë
terapie jeni duke përdorur?
Fluturë Hasani: Kam përdor
vetëm “Tylonol” – në Kosovë i njohur si “Paracetamol”, (jo brufen, jo
antibiotik) dhe jam këshillu nga doktorrët me pi sa më shumë langje dhe me
qendru në shtëpi.
Literal Media: Çka i
këshilloni personat e prekur me këtë virus dhe ata të cilët nuk janë ende të
prekur?
Fluturë Hasani: I këshilloj
me qëndru në shtëpi pasi që deri më tani kjo është masa e vetme që e dijmë që
duhet me ndërmarr për me ndalu këtë virus edhe nëse ju duhet me dal për cfardo
arsye me i marr masat mbrojtëse pasi që virusi e ka vërtetu që shpërndahet shumë
lehtë dhe shpejtë. Unë për vete mund të them se asnjëherë në jetën time nuk kam
qenë më sëmurë se sa tani. Për çdo
ditë kam mendu që kam me vdek. Po tash e kam kalu e kom fitu betejën me COVID-19
dhe po ndihem shumë ma mirë edhe une edhe tri shoqet e mia me të cilat jetojmë se
bashku.
Shkruan: Agnesë Zeqiraj