Haradinaj: Politikat e Kurtit do të kenë ndikim negativ në ekonomi

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, i cili është po diskuton tema të ndryshme në një konferencën për medie për qeverisjen e tij dy vjeçare, ka folur për pritjet e tij të qeverisjes së ardhshme.

Haradinaj ka thënë se politikat ekonomike të Albin Kurtit, do të kenë ndikim negativ në rritje ekonomike.

“Duke qenë i majtë, do të ketë ndikim negativ në rritje ekonomike”, tha Haradinaj.

Po ashtu, ai është shprehur se qeveria e ardhshme do ta ketë luksin, pasi sipas Haradinajt, gjendja e sektorit publik është i rregulluar.

“E përshëndes idenë e një qeverisje me 12 ministri, nëse e bëjnë prej meje kanë lëvdatat. I mirëpres deklarimet e tyre për luftimin e korrupsionit apo dukurive që e operojnë jetën tonë. Bëjë apel të punojnë në arsim e shëndetësi. Te qeveria e ardhshme e shoh një luks, sepse e merr një gjendje buxhetore stabile, borxhi publik është i vogël. E merr një gjendje në sektor publik të rregulluar, po ashtu gjendje stabile në rend dhe ligj, por sifdat vazhdojnë”, tha ai.

Ai gjatë raportimit, ka thënë se buxheti për 2019 ishte më i lartë se i vitit të kaluar.

“Është miratuar buxheti për vitin 2019 mbi 2 miliard, pra 612 milion është më i madh së në 2017. Rritja e bruto bruto produktit vendor është rritur për 4.7 për qind. Investimet kapitale janë rritur 789 milionë euro. Po ashtu edhe numri i të punësuarve është rritur për 30 mijë e 648 apo 10 për qind”, ka thënë ai.

Haradinaj ka thënë se janë disa momente të veçanta si rasti i Trepçës, ushtria, Ligji për Paga, Ligji për Kryeqytetin ku efektet e tyre do të jenë të përjetshme si në zhvillim ekonomik dhe siguri. /Telegrafi/

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Teknologji
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier