Infektuar: 1032|Shëruar: 789|Vdekur: 29

Haradinaj: Në kushte normale është dashur të shkohet në zgjedhje, qeveria e re të jetë e shkurtër

Deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se në kushte normale është dashur të shkohet në zgjedhje pas rrëzimit të qeverisë, por për shkak të krizës së pandemisë me të cilin nuk ka mundësi që kjo të ndodhë. Ai ka shtuar po ashtu se qeveria e re që do të krijohet nuk duhet të zgjasë shumë dhe përsëri vendimarrja të kalojë tek sovrani.

‘’Për shkak të virusit nuk ka zgjedhje. Në kushte normale është dashur të shkohet, por e dimë se zgjedhjet lokale në Podujevë u shtyen’’, ka thënë ai.

‘’Qeveria do të jetë e shkurtë dhe zgjedhja duhet të i kthehet sovranit. Nuk jemi të interesuar të pengojmë apo të jemi gjithsesi pjesë e qeverisë. Me rëndësi është të ruajmë unitetin sidomos karshi Serbisë. Kjo pasi ende nuk e kemi përfunduar zgjidhjen e cështjes me një vend që ka pretendime territoriale ndaj Kosovës’’, shton ai.

Ai po ashtu ka thënë se VV’së i ka humbur legjitimiteti pasi 82 vota votuan pro rrëzimit të qeverisë Kurti.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001