Infektuar: 1067|Shëruar: 844|Vdekur: 30

Gundogan: Për mua do të ishte në rregull nëse Liverpool shpallet kampion

Asi i Manchester City, Ilkay Gundogan, ka dhënë disa komente lidhur me Premierligën dhe situatën aktuale të krijuar nga Covid19.

Gundogan ka dhënë mendimet e tij mbi atë se si duhet të vendoset fati për titullin e kampionit të këtij sezoni.

Liverpool është bindshëm në krye të tabelës, pa gjasa për të tjerët që ta kapin deri në fund të sezonit, nëse sezoni vazhdon.

Pasur parasysh këtë, me komentet më të sinqerta, mesfushori i City, Gundogan, ka thënë se nuk do ta kishte problem nëse ‘Reds’ kurorëzohen me titullin e kampionit.

“Do të ishte në rregull për mua, nëse Liverpool kurorëzohen me titullin, duhet të jesh sportiv” ka thënë Gundogan.

Këto komente, reprezentuesi i Gjermanisë i ka dhënë për gjigantin mediatik të Gjermanisë, ZDF.

Në anën tjetër, ka zëra që insistojnë se sezoni duhet të anulohet, edhe nëse Liverpool mbetet pa titull.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001