Infektuar: 184|Shëruar: 30|Vdekur: 6

Grenell i ashpër ndaj zërave për idenë e shkëmbimit të territoreve: Jam për ekonomi, jo politikë

Emisari i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar ashpër ndaj një lajmi që theksonte se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende janë të hapur për një shkëmbim të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Mëngjesin e së mërkurës, Grenell, i cili shërben si ambasador i ShBA-ve në Berlin, e quajti “lajm të rremë” artikullin e portalit Euobserver, të publikuar të martën. Euobserver, në këtë artikull shkruante se ShBA-të po refuzojnë të përjashtojnë një shkëmbim të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë – përkundër kundërshtimit të Gjermanisë ndaj kësaj ideje.

Portali evropian citoi një deklaratë të Matthew Palmer, të dërguarit të posaçëm të ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, të dhënë të hënën e ku tha se “varet nga palët të vendosin parametrat e dialogut”, pasi u pyet për planin e shkëmbimit të territoreve.

Mirëpo, Richard Grenell ka kërkuar nga portali që për idenë është dashur të pyetej edhe ai para se të publikohej artikulli. Ka thënë se lajmi është i rremë dhe se ai nuk është i fokusuar në politikë, por në ekonomi.

“Lajm i rremë. Dhe, ju as që keni më keni kontaktuar për të më pyetur. Unë jam për atë që pajtohen palët – jam i fokusuar në zhvillim ekonomik, jo politikë”, ka thënë Grenell.

Ambasadori Grenell, është zotuar se në misionin e tij ndërmjetësues, do të fokusohet që Prishtina dhe Beogradi t’i tejkalojnë çështjet e hapura nga fusha e ekonomisë, në mënyrë që të vazhdohet tutje drejt arritjes së një marrëveshje për normalizimin e raporteve, e cila sipas tij do të ishte e domosdoshme që Kosova dhe Serbia të krijojnë një ekonomi të qëndrueshme dhe joshëse për investimet nga jashtë.

Me ndërmjetësimin e dialogut nga ambasadori Grenell, Kosova dhe Serbia u pajtuan të premten e kaluar për nënshkrimin e marrëveshjes së vendosjes së linjes hekurudhore ndërmjet dy vendeve.

Paraprakisht, po nën ndërmjetësimin e ambasadorit Grenell, të dy shtetet kanë nënshkruar edhe marrëveshjen për vendosjen e linjës ajrore Prishtinë – Beograd.

LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001