Gjuriq: Shqipëria e Madhe energjetike nuk do të ekzistojë kurrë

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq tha sot se “Serbia është pronare dhe ndërtuese e rrjeteve energjetike në Kosovë nga të cilat ka dëshmi të panumërta dhe se një Shqipëri e Madhe energjetike nuk do të ekzistojë kurrë”.

Sipas tij, njoftimiet për krijimin e Shqipërisë së Madhe energjetike “zbulojnë fytyrën e vërtetë shoviniste të politikës në Prishtinë”.

Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit të Shqipërisë (OST) nënshkruan të hënën në Tiranë marrëveshjen e themelimit të bllokut rregullues të sistemeve energjetike Kosovë-Shqipëri, transmeton Klan Kosova.

Në një komunikatë për publikun, KOSTT tha se marrëveshja u nënshkrua me dijeninë e Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji (ENTSO).

Kjo marrëveshje parashihet të hyjë në fuqi në prill të vitit 2020.

”Blloku Rregullues, i përbërë prej dy zonave rregulluese, KOSTT dhe OST, ka për qëllim operimin më të lehtë të dy sistemeve elektro-energjetike, si nga aspekti teknik, ashtu edhe ai ekonomik. Kjo do të mundësojë operimin dhe balancimin më të lehtë të të dyja sistemeve, zvogëlimin e kostove dhe shkëmbimin e rezervave të sistemeve”, thuhet në njoftimin e KOSTT-it, transmeton Klan Kosova.
LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001