Gjiko dhe Elita vijnë me një imazh të ëmbël në ditën e të dashuruarve

Reperi i njohur shqiptar, Gjiko, dhe prezantuesja Elita Rudi nuk qëndruan indiferent ndaj ditës së të dashuruarve.

Ata vendosën që në ditën e festës së Shën Valentinit të publikojnë një fotografi të përbashkët, shumë të ëmbël në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për një imazh ku çifti shfaqen duke i dhuruar puthje njëri-tjetrit, teksa Gjiko mban në krah djalin e tyre, Zërin.


Fotografia është publikuar nga Elita në rrjetin social Instagram, e cila ka shkruar në mbishkrimin e saj: “Gëzuar dita e Shën Valentinit”.

Ndërkohë pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve i kanë komplimentuar familjen për harmoninë e tyre.

Ndërkohë Gjiko vazhdon të jetë aktiv në aspektin e prurjeve të reja muzikore, të cilat priten gjithnjë mirë nga publiku.

Në anën tjetër, Elita edhe pse e tërhequr paksa nga prezantimi kohëve të fundit, vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, duke u shquar si një personazh me ndikim.

LITERAL.MEDIA

Lexo po ashtu

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Ekonomi
Teknologji
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001