Infektuar: 15270|Shëruar: 12900|Vdekur: 619

Gjatë kohës së koronavirusit, Nainggolan thotë së frikësohet për gruan e tij me kancer

Mesfushori i Cagliarit, Radja Nainggolan ka pranuar se ai frikësohet se mund të marrë koronavirusin dhe t’ia përcjell gruas së tij, që është duke luftuar me kancerin.

Italia është duke u konsideruar epiqendra e pandemisë Covid-19, me që së fundmi ka tejkaluar edhe Kinën në numrin e vdekjeve.

“Koronavirusi është një problem i madh, ne jemi duke foluar vetëm për këtë. Spitalet janë duke u shmangur dhe terapitë po shtyhen paksa. Prandaj shpresohet se gjithçka do të shkojë sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse ajo [Claudia] ende ka një sistem të dobët imunitar”, ka thënë ai.

“Për këtë arsye, ajo është duke i shmangur spitalet”, u shpreh reprezentuesi belg.

“Tash, kur shkoj për Pazar, është rrezik që unë mund ta marr virusin. Kur shkoj në shtëpi, unë frikësohem se mund t’ia përcjell asaj, por jam i kujdesshëm dhe mendoj se gjithçka ka shkuar mirë”, shtoi Nainggolan.
LITERAL.MEDIA

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier 1001