Gent Cakaj tregon se kur do të takohet Albin Kurti me Edi Ramën

Ministri në detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj, tha këtë të mërkurë se bëhet fjalë për punë ditësh që dy liderët të takohen.

“Është çështje ditësh kur ata do të takohen dhe do të diskutojnë në hapat e mëtejmë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Nuk mund të flas për detaje. Di se takimi ka qenë i paraparë më herët. Ka pasur një ndryshim në agjendë për shkaqe rrethanore dhe aspak politike. Takimi do të ndodhë shpejt dhe sa më parë të ndodhë aq më mirë sepse është e rëndësishme të rinergjizohet bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë sepse kemi shumë punë për të bërë së bashku”, tha Cakaj, gjatë një interviste në ABC News.

Cakaj preferoi të mos komentonte qeverinë e ardhshme të Kosovës, por theksoi se më e rëndësishme për të është bashkëpunimi mes dy qeverive.

“Jam këtu në cilësinë e një përfaqësuesi të institucioneve shqiptare. Unë nuk mund të gjykoj për koalicionet në Kosovë. Nga perspektiva që kam më duket e parëndësishme për shkak të pozionoit që kam. Për mua është e parëndësishme si do jetë koalicioni në Kosovë, por më i rëndësishëm është si do jetë bashkëpunimi i qeverisë së Shqipërisë dhe asaj në ardhje të Kosovës”.

LITERAL.MEDIA

Lexo po ashtu

Lajmet e fundit

Të rekomanduara

Teknologji
Hulumtime
Opinione
Take Me Top
Aktualitete Hulumtime Ekonomi Sport Shëndetësi Teknologji Opinione Rozë Kulturë Dossier